Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret

Aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret
 
Sot (12.07.2026), Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Ndërmarrjen Publike "Pyjet Kombëtare", zhvilloi aktivitete parandaluese dhe edukuese në territorin e Stacionit Policor me Kompetencë të Përgjithshme Çair, nën moton "T'i mbrojmë pyjet tona nga zjarret pyjore dhe zjarret në hapësira të hapura", me qëllim ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen nga zjarret dhe sjelljen e përgjegjshme.
Qytetarëve u është tërhequr vëmendja për nevojën e raportimit të sjelljeve të papërgjegjshme, veçanërisht ndezjes së zjarrit në hapësira të hapura, hedhjes së bishtave të cigareve dhe veprimeve të tjera që mund të shkaktojnë zjarre, duke pasur parasysh rrezikun e shtuar gjatë periudhës së verës. Njëkohësisht, në mënyrë të rastësishme, drejtuesve të automjeteve dhe banorëve të vendbanimeve u janë shpërndarë materiale edukative, përkatësisht fletushka me mesazhe sensibilizuese, me qëllim ngritjen e vetëdijes për sigurinë.
Nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Koçanit dhe Stacioni Policor i Sveti Nikollës zhvilluan aktivitete parandaluese për mbrojtjen nga zjarret në hapësira të hapura në qendrën rekreative Ponikva, së bashku me Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikësve të Koçanit, Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve dhe NP "Pyjet Kombëtare" – Sveti Nikollë.

Accessibility Menu