Gjatë punës së deritanishme, veçanërisht në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, janë konstatuar një sërë mospërputhjesh në zbatimin e procedurave disiplinore. Këto përfshijnë parregullsi në udhëheqjen e procedurës, kohëzgjatjen e saj, shqiptimin e masave disiplinore, si dhe ndikimin e eprorëve në llojin dhe ashpërsinë e masës.
Bazuar në analizën e masave të shqiptuara për shkelje të njëjta apo të ngjashme, është konstatuar se janë shqiptuar masa të ndryshme, gjë që është vlerësuar negativisht në funksionin parandalues dhe ndëshkues që ka procedura disiplinore si qëllim kryesor.
Me qëllim të përmirësimit të gjendjes në pjesën e procedurave disiplinore, me mbështetjen e OSBE-së, u formua një grup pune me detyrë të bëjë një rishikim të sistemit të procedurave disiplinore në Ministri, për të siguruar më shumë konsistencë dhe respektim të rendit dhe disiplinës nga ana e të punësuarve.
Grupi i punës përgatiti dokumentin "Vlerësimi dhe Rishikimi i Sistemit të Procedurave Disiplinore në MPB", i cili u verifikua dhe promovua në shtator të vitit 2019, dhe përmban rekomandime për ndryshime në konceptin e zbatimit të procedurave disiplinore.
Përveç këtij dokumenti, ekzistojnë edhe dokumente të tjera specifike që përmbajnë rekomandime përkatëse në këtë fushë:
-
Raporti i GRECO-s, veçanërisht pjesa që përmban rekomandimin: “Të sigurohet autonomi dhe pavarësi nga ndikimi i papërshtatshëm mbi mekanizmin e kontrollit të brendshëm të policisë, si dhe mandati, burimet dhe ekspertiza e nevojshme (duke përshkruar rregulla të reja për zhvillimin e procedurave disiplinore për nëpunësit policorë, me ç’rast njësia organizative për kontroll të brendshëm do të sigurojë pavarësi nga vetë policia që kontrollon dhe nga personat e emëruar politikisht).”
-
Strategjia Kombëtare e RMV-së për Luftimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, e cila propozon krijimin e komisioneve qendrore disiplinore në Ministrinë e Punëve të Brendshme për zbulimin dhe sanksionimin e suksesshëm të parregullsive.
Për këtë qëllim, është formuar një grup pune me detyrë të përgatisë një propozim për krijimin e një forme profesionale për zbatimin e procedurave disiplinore në Ministri, përfshirë organizimin, përbërjen, pozicionimin, numrin e nevojshëm të ekzekutuesve si dhe një analizë të plotë të ndryshimeve të nevojshme në rregullativën juridike që rregullon procedurat disiplinore.
Pas aktiviteteve të ndërmarra nga grupi i punës dhe në përputhje me udhëzimet e strukturave udhëheqëse të Ministrisë, është shqyrtuar mundësia për profesionalizimin e komisioneve disiplinore, përmes krijimit të një njësie të veçantë organizative në Ministri, e cila do të jetë kompetente ekskluzivisht për zbatimin e procedurave disiplinore.
Ky model do të mundësojë një nivel të lartë profesionalizmi, objektiviteti, unifikimi në punë dhe përdorim racional të burimeve njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Kjo do të nënkuptonte shuarjen e komisioneve ekzistuese për procedura disiplinore (gjithsej 12) dhe transferimin e të gjitha aktiviteteve që kanë të bëjnë me udhëheqjen e procedurave disiplinore në formën e re organizative.


Detyrat kryesore të Departamentit të Procedurave Disiplinore janë:
-
Të udhëhoqë procedurat disiplinore, të përcaktojë standardet për zhvillimin e tyre, të realizojë të gjitha procedurat disiplinore dhe të hartojë vendimin për masën disiplinore që do të miratohet nga ministri i Punëve të Brendshme.
Në përputhje me rekomandimet e përfshira në dokumentin "Vlerësimi dhe rishikimi i sistemit të procedurave disiplinore në MPB", përveç detyrave kryesore në realizimin e procedurave disiplinore, propozohet që Departamenti të ndërmarrë aktivitete për:
-
**Zbatimin e qëndrueshëm të legjislacionit në procesin e përcaktimit të përgjegjësisë për shkeljen e rregullit të punës dhe disiplinës, si dhe moszbatimin e detyrimeve të punës, veçanërisht në aspektin e detyrimit për raportimin e shkeljeve të kryera ("Kodi i heshtjes"), i cili do të parashikohet gjithashtu në kuadër të masave disiplinore për punonjësit si një sanksion i veçantë për mosraportimin e keqpërdorimeve ose sjelljes së papërshtatshme të kolegëve.
-
**Parandalimin e sjelljes së papërshtatshme të punonjësve, duke krijuar një mekanizëm për paralajmërim të hershëm (parandalim i hershëm), përmes mjeteve të këshillimit, mësimit dhe trajnimit të punonjësve, veçanërisht atyre të cilët janë në rrezik të lartë për kryerjen e shkeljeve disiplinore. Ky mekanizëm synon të përcaktojë masa konkrete për korrigjimin e sjelljes, duke përdorur metoda informale si trajnimi, mentorimi, këshillimi dhe marrëveshjet e përbashkëta për përmirësimin e efikasitetit dhe rritjen e përgjegjësisë.
-
**Pjesëmarrje aktive në krijimin e një matrice disiplinore, që do të klasifikojë shkeljet e rregullit të punës dhe disiplinës në nivele/kategori të ndryshme, duke dalluar sjelljet që kanë ndikim minimal në punë dhe reputacionin e Ministrisë dhe duke i graduar ato sipas rëndësisë së tyre dhe ndikimit negativ në institucion. Kjo do të ndihmojë në zhvillimin e qëndrueshmërisë dhe drejtësisë në procedurat disiplinore dhe do të eliminojë dallimet, duke siguruar sanksionim të barabartë për shkelësit e të njëjtave ose të ngjashme shkelje.
-
**Përmirësimin e vazhdueshëm profesional, përmes trajnimit të specializuar të punonjësve në Departamentin e Procedurave Disiplinore, vizitave studimore për të përmirësuar njohuritë dhe kapacitetet e nevojshme për analizimin dhe vendimmarrjen në rastet e përcaktimit të përgjegjësisë disiplinore të punonjësve.
Falë bashkëpunimit me OSBE-në, është organizuar një trajnim bazë për udhëheqjen e procedurave disiplinore, si dhe një vizitë studimore në Holandë, nga e cila shpresojmë të marrim njohuri të reja dhe shkëmbim përvojash për përmirësimin e kapaciteteve të departamentit.
Një nga angazhimet kryesore të Departamentit të Procedurave Disiplinore në procesin e realizimit të detyrave të tij është vazhdimi i përmirësimit profesional në lidhje me mënyrën e realizimit të procedurave për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, me theks të veçantë në realizimin e kohëpashkalluar dhe efikas të procedurave disiplinore, forcimin e rolit dhe përgjegjësisë së udhëheqësve në lidhje me procedurat e punonjësve që ata udhëhojnë, si dhe monitorimin dhe analizimin e sjelljes së punonjësve.
Orientimet strategjike të departamentit të ri për procedurat disiplinore dhe gjyqësore janë:
-
Rishikimi i legjislacionit që rregullon sistemin e procedurave disiplinore (Ligji për Punët e Brendshme, Marrëveshja Kolektive e MPB-së), si dhe ndërhyrje të përshtatshme në aktet për organizimin dhe punën, përkatësisht sistematizimin e vendeve të punës në Ministri;
-
Burimet njerëzore – si një nga faktorët kyç për implementimin e duhur të modelit.
Duke pasur parasysh se procedura disiplinore është një lloj procedure procesuale, pritet që stafi udhëheqës në formën organizative të ketë një lloj të përshtatshëm të arsimit – Fakulteti Juridik, duke pasur parasysh se njohja e ligjit është e nevojshme për zhvillimin e ligjshëm dhe të duhur të procedurës
Punonjësit në këtë formë organizative propozohet të kenë të paktën 10 vjet punë (si deri tani), me kompetenca, cilësi, profesionalizëm dhe reputacion ndërmjet punonjësve...
Për këtë qëllim, propozohet një proces i vazhdueshëm dhe afatgjatë i planifikimit në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe ky proces do të realizohet në bashkëpunim me njësitë organizative përgjegjëse për menaxhimin e burimeve njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme.