
Ministria për Punë të Brendshme i kryen punët që kanë të bëjnë me:
- realizimin e sistemit të sigurisë shtetërore dhe publike;
- paraqitja e vendbanimit dhe vendqëndrimit;
- shtetësia dhe dokumentet e udhëtimit për kalimin e kufirit shtetërorë;
- lëvizja dhe qëndrimi në zonën kufitare;
- kontrollim i kalimit të kufirit shtetërorë, si dhe disa çështje të caktuara në lidhje me përcaktimin dhe zgjidhjen të incidenteve kufitare dhe cënimin e kufirit;
- vendqëndrimi dhe lëvizja e të huajve;
- prodhimi, qarkullimi, magazinimi dhe mbrojtja nga lëndë djegëse, gazra, eksplozive dhe materiale tjera dhe transporti i këtyre materialeve;
- dhënia e ndihmës në rast të fatkeqësive elementare dhe epidemive;
- furnizimi, posedimi, mbajtja dhe kontrolli i shënimit të armatimit dhe municionit;
- mbikqyrja nga kompetencat e saja;
- kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj;
Ministria në kuadër të kompetencave të saja u ofron ndihmë profesionale qytetarëve, subjekteve juridike dhe organeve shtetërore në realizimin e të drejtave dhe obligimeve, mbrojtja e jetës dhe sigurisë personale të qytetarëve dhe të pronës.
Të punësuarit në Ministri janë të obliguar në kryerjen e punëve dhe të detyrave ta mbrojnë dhe ruajnë jetën dhe pronën të njeriut dhe qytetarit dhe ti zbatojnë në mënyrë siç është rregulluar vetëm masat dhe mjetet e dhunës të cilat me këtë ligj ose rregulla tjera janë të përcaktuara.
Strukturën organizative në Ministri e përbëjnë:
- njësi organizative për nevojat e Ministrisë; dhe
- organe në përbërje të Ministrisë.
Njësi organizative për nevojat e Ministrisë janë njësi organizative kompetente për kryerjen e punëve profesionale në lidhje me kryerjen e punëve të brendshme, për nevojat e tërë Ministrisë.