Udhëzim dhe Procedurë për të Drejtat e Veçanta (Kërkesat) të të Huajve
LAJMËRIM PËR PUBLIKUN
Informohen te gjithë personat fizik dhe juridik (shtetas të shteteve të huaja,shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhënes të shërbimeve për strehim të të huajve, instuticione arsimore,organe të administrates shtetërore, ekonomike, kultorore dhe subjekte tjera) se me 5 Qershor 2019-së ka filluar zbatimi I Ligjit të ri per te huaj,me të cilën rregullohen kushtet për hyrje,dalje, lëshim, rregullim të vendqëndrimt të përkohshem dhe të përhershëm, kthimi I te huajve me lejeqëndrim jashtligjor ,si dhe të drejtat dhe detyrimet e të huajve në rregulloren nënligjore në të cilën me detalisht do të përpunohen menyrat dhe procedurat për aprovim dhe refuzim te hyrjes,aprovim dhe vazhdim të lejeqendrimit të përkohshem,aprovim të lejeqendrimit të përhershem,dorheqjen dhe marrjen e lejeqëndrimit,kthim,deportim dhe largimin e të huajit si dhe lajmërim dhe clajmrim të vendbanimit dhe vendqëndrimit e te huajit.Këtu do të mbahen edhe format e të gjitha llojeve te vendimeve,kërkesave dhe vërtetimeve.
Njëkohesisht ju informojme se për pyetjet e shtetasve të huaj lidhur me hyrjen, daljen, vendqëndrimin dhe kthimin e të huajve me qëndrim të paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është kompetente Departamenti për Çështje të Kufirit dhe Migracionit pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), rruga Dimçe Mirçev nr.9, 1000 Shkup dhe inspektoratët për të huaj dhe riatdhesim dhe vendkalimeve kufitare në kuadër të katër qendrave rajonale për çështje kufitare. Në Shkup, kompetente është Njësia për të Huaj dhe Riatdhesim pranë Seksionit për Krime Ndërkufitare, Migracion, të Huaj dhe Riatdhesim – Qendra Rajonale për Çështje Kufitare “Veri”, blvd. Goce Dellçev pn (godina e TVM, kati 9)
Aktet e zbatueshme ligjore dhe nënligjore të kësaj fushe(si dhe Ligjin per te Huaj ne gjuhen angleze) mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në pjesën e Legjislacionit: www.mvr.gov.mk
Me qëllim të informimit në kohë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të akteve të zbatueshme në këtë fushë është me rëndësi të përcillen informacionet në veb faqet e lartëpërmendura, në veçanti para planifikimit të udhëtimit ose qëndrimit në Maqedoninë e Veriut dhe në qoftë se është e nevojshme, të komunikohet me departamentin përkatës për marrëdhënie me publikun, në adresat e mëposhtme: kontakt@moi.gov.mk ose mvrjavnost@gmail.com