Fillimet e Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike datojnë nga viti 2003, themeluar si Njësia për Marrëdhënie me Publikun, për t’u zgjeruar më vonë, më 05.12.2006, në një njësi më të madhe organizative, Sektori për Marrëdhënie me Publikun dhe Informacione të Karakterit Publik, ndërsa që nga data 15.10.2015 funksionon në njësinë aktuale organizative si Departament për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike në kabinetin e Ministrit të Punëve të Brendshme. Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike koordinon dhe funksionimin e zyrave për marrëdhënie me publikun pranë tetë Sektoreve për Punë të Brendshme.
Drejtimi i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun dhe Çështje Strategjike është në dorë të një ndihmës ministri. Brenda Departamentit funksionon Sektori për Marrëdhënie me Publikun dhe Protokoll. Sektorin për Marrëdhënie me Publikun dhe Protokoll e drejton një shef sektori.
Sektori përbëhet nga tri njësitë drejtuar nga shefat e njësive dhe ato janë:
- Njësia për Marrëdhënie me
Publikun Përveç komunikimit të vazhdueshëm me mediat (kombëtare dhe ndërkombëtare), kjo njësia në kuadër të detyrave të saj realizon komunikim të rregullt me qytetarët lidhur me çështje të ndryshme të interesit të tyre përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme (www.moi.gov.mk). Përveç shpërndarjes së rregullt të llojeve të ndryshme të informacionit nga aktivitetet e MPB-së dhe sektoreve të tij për Punë të Brendshme, njësia është pjesëmarrës pothuajse i përhershëm në projekte të ndryshme, fushata dhe aktivitete të tjera me interes publik që janë në kompetencë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
- Njësia për Informacione të Karakterit Publik
Njësia për Informacione të Karakterit Publik, në përputhje me dispozitat ligjore të Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, si dhe rregulloret dhe aktet normative në nivelin e MPB-së lidhur me këtë fushë, ka komunikim të vazhdueshëm dhe të rregullt me të gjitha njësitë organizative brenda ministrisë me qëllim përgjigje në kohë ndaj kërkesave të të gjitha palëve kërkuese për informacione të karakterit publik.
- Njësia për Ngjarje dhe Aktivitetet Protokollare
Njësia për ngjarje dhe aktivitete protokollare pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme është përgjegjëse për sigurimin e mbështetjes së plotë për aktivitetet e ministrit, zv.ministrit, sekretarit shtetëror dhe drejtorëve të Byrosë për Siguri dhe Kundërzbulim si dhe shoqërimin e ministrit gjatë takimeve protokollare, pune dhe zyrtare me institucione ndërkombëtare dhe vendase, organizimin e manifestimeve të ndryshme, tribuna, konferenca dhe ngjarje nga fusha e marrëdhënieve me publikun – përditësim i shkurtër dhe informim për personat ose institucionet me të cilat duhet të zhvillohet takimi, përgatitje prezantimesh, përgatitje të agjendës së punës, përgatitje fjalimesh, organizim i udhëtimeve pune të ministrit jashtë ambienteve të ministrisë, si dhe pritje e përfaqësuesve dhe funksionarëve të lartë nga jashtë, akomodimi i tyre dhe organizimi i vizitave turistike. Gjithashtu Njësia për ngjarje dhe aktivitete protokollare është përgjegjëse për organizimin e Forumeve dhe konferencave ndërkombëtare nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Brendshme – si dhe konferenca të organizuara në koordinim me ministri të tjera dhe ambasada të huaja në Republikën e Maqedonisë, përgatitjen dhe dërgimin e ftesave zyrtare për vizitorët ndërkombëtarë, përzgjedhjen e vendit për ngjarjen, përgatitjen e programit të ngjarjes, sigurimin e kushteve dhe koordinimin për zhvillimin e pandërprerë të ngjarjes si dhe masat paraprake të sigurisë për zgjidhjen e shpejtë të situatave të pakëndshme dhe të padëshiruara.