AKADEMIA POLICORE
Akademia Policore kryen veprimtari që kanë të bëjnë me realizimin e trajnimit policor dhe arsimit policor përmes Shkollës së Mesme Policore. Në kuadër të kompetencave të saj, Akademia Policore realizon trajnimin bazë për policë, trajnimin për punonjësit që për herë të parë themelojnë marrëdhënie pune në Ministri, trajnimin për aftësimin e punonjësve për kryerjen e pavarur të detyrave të një vendi të caktuar pune, trajnimin e vazhdueshëm, si dhe trajnimet ndërkombëtare në përputhje me marrëveshjet e lidhura.
Akademia Policore realizon gjithashtu trajnime për menaxhim dhe lloje të tjera të trajnimeve të specializuara në përputhje me Katalogun e Trajnimeve të Vazhdueshme të Ministrisë, bazuar në planet dhe programet mësimore.
SEKTORI PËR TRAJNIME
Sektori për Trajnime kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- organizimin dhe realizimin e:
- trajnimit bazë për policë;
- trajnimit për punonjësit që për herë të parë themelojnë marrëdhënie pune në Ministri;
- trajnimit për kryerjen e pavarur të detyrave të një vendi të caktuar pune;
- trajnimit të vazhdueshëm të punonjësve të Ministrisë;
- trajnimit për menaxhim në fushën e sigurisë për punonjësit e Ministrisë, bazuar në planet dhe programet mësimore të miratuara nga Ministri;
- trajnimeve ndërkombëtare (rajonale);
- zhvillimin dhe hartimin e planeve dhe programeve mësimore për nevojat e Ministrisë dhe institucioneve të tjera publike e shtetërore;
- analizimin e nevojave për trajnim;
- planifikimin e trajnimeve;
- hartimin e programeve, materialeve mësimore dhe metodologjisë për realizimin e trajnimeve;
- organizimin dhe realizimin e seminareve, punëtorive dhe këshillimeve profesionale;
- pjesëmarrjen në vlerësimin dhe evaluimin e trajnimeve dhe pjesëmarrësve, si dhe mbajtjen e bazës së të dhënave për trajnimet;
- kryerjen e detyrave të tjera që për nga natyra dhe karakteri u përgjigjen kompetencave të sektorit.
DEPARTAMENTI PËR TRAJNIM BAZË DHE VLERËSIM
Departamenti për Trajnim Bazë dhe Vlerësim kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- organizimin dhe realizimin e trajnimit bazë për policë;
- zhvillimin dhe hartimin e programeve mësimore dhe objektivave të të nxënit për kandidatët për policë;
- planifikimin e trajnimeve dhe krijimin e mjediseve mësimore;
- përcaktimin e kompetencave dhe përgatitjen e testeve për matjen e tyre;
- hartimin e pyetjeve për testin me shkrim dhe organizimin e zhvillimit të tij;
- pjesëmarrjen në vlerësimin dhe evaluimin e trajnimeve dhe pjesëmarrësve;
- organizimin e seminareve, punëtorive dhe këshillimeve profesionale;
- kryerjen e detyrave të tjera përkatëse.
DEPARTAMENTI PËR TRAJNIME TË VAZHDUESHME DHE NDËRKOMBËTARE
Departamenti për Trajnime të Vazhdueshme dhe Ndërkombëtare kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- organizimin dhe realizimin e trajnimeve për kryerjen e pavarur të detyrave të vendeve të caktuara të punës;
- trajnimin e punonjësve që për herë të parë themelojnë marrëdhënie pune në Ministri;
- trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve të Ministrisë;
- trajnimet për menaxhim në fushën e sigurisë dhe trajnimet ndërkombëtare (rajonale);
- zhvillimin dhe hartimin e planeve dhe programeve mësimore për Ministrinë dhe institucionet publike, shtetërore dhe ndërkombëtare;
- planifikimin e trajnimeve;
- zhvillimin e materialeve dhe metodave të mësimit;
- krijimin e mjediseve mësimore;
- pjesëmarrjen në vlerësimin dhe evaluimin e trajnimeve dhe pjesëmarrësve;
- organizimin e seminareve, punëtorive dhe këshillimeve profesionale;
- koordinimin dhe zhvillimin e programeve të mësimit hibrid dhe mësimit elektronik (e-learning);
- kryerjen e detyrave të tjera përkatëse.
SHKOLLA E MESME POLICORE
Shkolla e Mesme Policore kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- planifikimin, organizimin dhe realizimin e procesit edukativo-arsimor;
- hartimin e programeve mësimore për çdo lëndë;
- përgatitjen e materialeve mësimore;
- mbajtjen e dokumentacionit pedagogjik, evidencave dhe bazës së të dhënave për nxënësit;
- planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve edukative në konvikt;
- realizimin e trajnimit taktiko-terrenor;
- kryerjen e detyrave të tjera përkatëse.
DEPARTAMENTI PËR MËSIM LËNDOR
Departamenti për Mësim Lëndor kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- planifikimin, organizimin dhe realizimin e mësimit lëndor dhe procesit edukativo-arsimor;
- mbajtjen e dokumentacionit pedagogjik, evidencave dhe bazës së të dhënave të nxënësve;
- përgatitjen e materialeve mësimore;
- ndjekjen e procesit edukativo-arsimor dhe zhvillimit psiko-social të nxënësve;
- zhvillimin e kompetencave për kryerjen e pavarur të detyrave të policit;
- kryerjen e detyrave të tjera përkatëse.
DEPARTAMENTI PËR TRAJNIM TAKTIKO-TERRENOR
Departamenti për Trajnim Taktiko-Terrenor kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- planifikimin, organizimin dhe realizimin e procesit edukativ në Shkollën e Mesme Policore;
- organizimin dhe realizimin e orëve të pasdites për mësim;
- mbikëqyrjen e higjienës në pavijonet e konviktit;
- planifikimin dhe realizimin e trajnimit taktiko-terrenor dhe stërvitjes së rreshtimit;
- kryerjen e detyrave të tjera përkatëse.
SEKTORI PËR LOGJISTIKË
Sektori për Logjistikë kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- çështjet juridike dhe financiare;
- mbështetjen pedagogjike dhe psikologjike për kandidatët dhe nxënësit;
- ofrimin e kujdesit parësor shëndetësor për pjesëmarrësit në trajnim dhe nxënësit;
- mbështetjen e teknologjisë së informacionit (IT);
- sigurimin fizik të Akademisë Policore dhe kontrollin e hyrje-daljeve;
- mirëmbajtjen e inventarit, pajisjeve, objekteve dhe instalimeve;
- mirëmbajtjen e pajisjeve të akomodimit dhe lavanderisë;
- kryerjen e detyrave të tjera përkatëse.
DEPARTAMENTI PËR MBËSHTETJE PROFESIONALE DHE TEKNIKE
Departamenti për Mbështetje Profesionale dhe Teknike kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- sigurimin e kujdesit parësor shëndetësor për pjesëmarrësit në trajnim dhe nxënësit;
- çështjet juridike dhe financiare të Akademisë Policore;
- mbështetjen pedagogjike dhe psikologjike për Sektorin e Trajnimeve dhe Shkollën e Mesme Policore;
- realizimin e testeve të integritetit;
- mbështetjen IT për procesin mësimor;
- mirëmbajtjen e platformave për e-learning;
- monitorimin dhe kontrollin e trafikut të rrjetit dhe internetit;
- zbatimin e politikave të sigurisë së rrjetit dhe privilegjeve të përdoruesve;
- garantimin e sigurisë së sistemit të rrjetit;
- planifikimin, organizimin dhe realizimin e sigurimit fizik të Akademisë Policore dhe kontrollin e hyrje-daljeve;
- kryerjen e detyrave të tjera përkatëse.
DEPARTAMENTI PËR PUNË TË PËRGJITHSHME
Departamenti për Punë të Përgjithshme kryen veprimtari që kanë të bëjnë me:
- mirëmbajtjen e të gjitha objekteve dhe ambienteve të Akademisë Policore;
- mirëmbajtjen e pajisjeve dhe mjeteve materiale-teknike;
- akomodimin e pjesëmarrësve në trajnim;
- administrimin e inventarit;
- mirëmbajtjen e të gjitha instalimeve në Akademi;
- mirëmbajtjen e higjienës së çarçafëve dhe pajisjeve të akomodimit;
- mirëmbajtjen dhe riparimin e zdrukthtarisë;
- sigurimin e funksionimit të pandërprerë të sistemit të ngrohjes qendrore;
- kryerjen e detyrave të tjera që për nga natyra dhe karakteri u përgjigjen kompetencave të departamentit.