Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Informatikë dhe Telekomunikacion

Zhvillimi i teknologjisë luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të shërbimeve të zbatimit të ligjit. Departamenti për Informatikë dhe Telekomunikacion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përmes ndjekjes së vazhdueshme të trendeve moderne teknologjike dhe analizës së nevojave të përdoruesve brenda ministrisë, identifikon mënyrat në të cilat zgjidhjet bashkëkohore të informacionit dhe telekomunikacionit do ta përmirësojnë realizimin e detyrave në fushën e punës policore.

Departamenti për Informatikë dhe Telekomunikacion kryen punë në fushat e teknologjisë së informacionit, telekomunikacionit, sigurisë së informacionit dhe mbrojtjes kriptografike.

Në kuadër të Departamentit për Informatikë dhe Telekomunikacion funksionojnë dy sektorë:

Sektori për Teknologji të Informacionit, në përbërje të të cilit janë:

  • Njësia për Zhvillimin e Sistemeve të Informacionit

  • Njësia për Mbështetje Sistemi dhe Teknike

  • Njësia për Mbështetje të Përdoruesve dhe Eksploatim

  • Njësia për Personalizimin e Dokumenteve

Sektori për Telekomunikacione, që përfshin:

  • Njësia për Rrjetet Telefonike dhe të Transmetimit

  • Njësia për Eksploatim, Përpunim Kripto dhe Mbikëqyrje me Video

  • Njësia për Rrjetet e Komunikimit Radio dhe Furnizim me Energji

Në përbërje të departamentit janë edhe objektet e veçanta:

  • Qendra për Rimëkëmbje nga Fatkeqësitë në Prilep

  • Objekti në Solunska Glava

Accessibility Menu