Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Informacione të dobishme për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit

Sipas nenit 8 të Ligjit për regjistrimin e banesës dhe qëndrimit të përkohshëm të qytetarëve (Fletorja Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut 36/92),
“Qytetari që ka ndërmend të qëndrojë jashtë vendit më shumë se tre muaj është i detyruar, menjëherë para largimit, të lajmërojë largimin jashtë vendit, ose brenda tre ditëve të lajmërojë kthimin në banesën në Republikën e Maqedonisë së Veriut.” Në rastin e parashikuar në paragrafën 1 të këtij neni, qytetari është i detyruar të regjistrojë edhe fëmijët e mitur që udhëtojnë me të.

Neni 9 parashikon se gjatë regjistrimit dhe çregjistrimit të banesës ose qëndrimit të përkohshëm, Ministria e Punëve të Brendshme i jep personit një konfirmim (kjo është pjesa e dytë e regjistrimit e cila, e nënshkruar dhe e vulosur, i jepet qytetarit). Formulari është përcaktuar me Rregulloren për format e regjistrimit dhe çregjistrimit të banesës dhe qëndrimit të përkohshëm, regjistrimit të ndryshimit të adresës së banesës së qytetarëve, për evidencë dhe për formularin e librit të mysafirëve.

Çdo përgjegjës i turnit është i ngarkuar me një numër serial kartonësh dhe sipas kërkesës së qytetarëve u jepen për plotësim.

Formulari numër 5 është për qytetarët që qëndrojnë jashtë vendit më shumë se tre muaj.

Accessibility Menu