Republika e Maqedonisë së Veriut
Ministria e Punëve të Brendshme
Sektori për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar dhe Bashkëpunim me NATO-n
- Zbatimi i politikave në lidhje me sigurinë e informacionit të klasifikuar në MPB, zbatimi i masave për siguri fizike, administrative dhe personelit, koordinimi, planifikimi dhe mbikëqyrja, këshillimi dhe kontrolli. Pjesëmarrje në aktivitetet për nënshkrimin e marrëveshjeve të sigurisë që kanë të bëjnë me pranimin, klasifikimin dhe shkëmbimin e informacionit. Me rëndësi të veçantë është funksionimi i Regjistrit për Informacione të Klasifikuara të Huaja, në përbërje të njësisë organizative përgjegjëse për pranimin, regjistrimin dhe shpërndarjen e informatave të klasifikuara të huaja që i janë dhënë ministrisë për përdorim dhe që janë siguruar përmes shkëmbimit të informatave të klasifikuara midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një shteti të huaj apo organizate ndërkombëtare, si dhe komunikimi, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informatave të klasifikuara të huaja.
Regjistri për Informacione të Klasifikuara të Huaja kryen edhe punë në kompetencën e Drejtorisë për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, përmes së cilës realizohet shkëmbimi i informatave të klasifikuara me shtete të huaja dhe organizata ndërkombëtare.
Mbrojtja dhe ruajtja e informatave. - Zbatimi i planeve për bashkëpunim në fushën e sigurisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në aktivitetet që lidhen me proceset integruese në NATO, arritja e ndërveprueshmërisë me shtetet anëtare të aleancës përmes programit për vazhdimin e reformave, përgatitja e personelit kyç për operacionet paqeruajtëse të udhëhequra nga organizatat ndërkombëtare. Pjesëmarrje në proceset e planifikimit kombëtar të mbrojtjes dhe sigurisë, mbështetje për forcat e NATO-s nga vendi mikpritës, politikë e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë, organizimi i ushtrimeve, bashkëpunimi dhe realizimi i aktiviteteve të përbashkëta me shërbimet dhe pjesëtarët e NATO/KFOR-it.
Person i autorizuar për sigurinë e informatave të klasifikuara:
MSc. Perica Jovanovski
Cel.: 070/226-439
Nr. lokal: 35-48
PERICA_JOVANOVSKI@MOI.GOV.MK