
Misioni:
Ministria e Punëve të Brendshme, në zbatim të përgjegjësive të saj ligjore, është e përkushtuar për të siguruar një nivel të lartë sigurie dhe mbrojtjeje në vend, duke mbrojtur liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe duke përmirësuar shërbimet cilësore me qëllim përmbushjen e nevojave dhe pritjeve të qytetarëve.
Vizioni:
Policia moderne dhe bashkëkohore, dixhitalizimi i proceseve të punës, një komunitet i sigurt dhe ofrimi i shërbimeve me cilësi të lartë për qytetarët.
POLITIKA PËR CILËSI
Angazhimi strategjik i Ministrit dhe udhëheqësisë së lartë është respektimi i vlerave dhe qëllimeve themelore të Ministrisë:
- Punë ligjore, profesionale, e paanshme dhe transparente drejt zbatimit konsistent të misionit dhe realizimit të vizionit;
- Rritja e reputacionit të ministrisë duke vendosur standarde të larta të integritetit personal dhe etikës profesionale të punonjësve;
- Forcimi i sigurisë dhe lufta efektive kundër krimit dhe korrupsionit;
- Tolerancë zero për punonjësit që keqpërdorin pozicionin dhe autorizimin e tyre zyrtar;
- Vendosja e standardeve të sigurisë kibernetike;
- Mbështetje për angazhimet ndërkombëtare për të ruajtur paqen dhe sigurinë
- Dixhitalizimi i proceseve të punës në ministri;
- Përmirësimi i efikasitetit dhe efektivitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët;
- Promovimi i bashkëpunimit me institucionet nacionale dhe organizatat ndërkombëtare;
- Përmirësim i vazhdueshëm i profesionalizmit dhe kompetencës për kryerjen e detyrave të punës të të punësuarve në ministri;
- Përmirësimi i sistemit të karrierës së punonjësve;
- Zhvillimi i konceptit të barazisë gjinore në ministri;
- Përmbushja e kërkesave të sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe përmirësimi i vazhdueshëm i tij.
