Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale është mekanizmi i kontrollit i Ministrisë së Punëve të Brendshme mbi punën e policisë dhe Ministrisë. Prandaj, kompetencat e Departamentit përfshijnë një gamë të gjerë masash dhe aktiviteteve të cilat kanë për qëllim identifikimin e sjelljeve jo profesionale, të paligjshme dhe jo etike nga punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe marrjen e masave dhe aktiviteteve për parandalimin e tyre nga aspekti parandalues dhe represiv.
Sipas Ligjit për Punët e Brendshme, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale është një njësi organizative e veçantë dhe e pavarur brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme që kryen kontroll të brendshëm për nevojat e Ministrisë dhe zbaton procedura për vlerësimin e ligjshmërisë së veprimeve të punonjësve brenda Ministrisë.
Qytetarët kanë të drejtë të paraqesin ankesë pranë Ministrisë, konkretisht pranë këtij Departamenti, për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të tyre, veçanërisht kur mendojnë se liritë dhe të drejtat e tyre janë cenuar nga veprimet e punonjësve të Ministrisë. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale duhet brenda jo më shumë se 30 ditëve nga marrja e ankesës me shkrim, të informojë ankesuesin për gjetjet dhe masat e ndërmarra.
Lufta kundër korrupsionit në Ministri dhe polici do të jetë vazhdimisht e orientuar drejt ruajtjes së rezultateve të arritura dhe rritjes së nivelit të efikasitetit. Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale, përmes luftës së tij proaktive kundër korrupsionit, do të ndërmarrë masa dhe aktivitete për të ngushtuar hapësirën e sjelljes korruptive të punonjësve të Ministrisë dhe policisë, si dhe për të zbuluar dhe ndëshkuar në mënyrë të përshtatshme çdo rast konkret të veprimeve të paligjshme dhe jo profesionale nga punonjësit e Ministrisë. Theksi në punën e Departamentit do të vihet në respektimin e vazhdueshëm të korpusit të lirisë dhe të drejtave të njeriut sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara nga Ministria dhe policia.
Duke pasur parasysh angazhimin për realizimin e plotë të funksionit parandalues, Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale do të kryejë kontrolle të vazhdueshme në njësitë organizative të Ministrisë për të siguruar zbatimin e rregullt të ligjeve, veprimin në përputhje me rregullat dhe procedurat me qëllim mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe krijimin e një marrëdhënie partneriteti me qytetarët, si dhe respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut, të gjitha këto me qëllim që funksioni i policisë të realizohet si shërbim për qytetarët.
Bazuar në të dhënat, informacionet dhe njohuritë e mbledhura nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale, do të ndërmerren masa dhe aktivitete të planifikuara dhe të organizuara për dokumentimin dhe provimin e veprimeve të paligjshme, jo profesionale dhe korruptive të punonjësve brenda Ministrisë.