Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e zjarreve

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion dhe parandalimin e zjarreve
 
Sot (13.07.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles realizuan një aktivitet parandalues në komunikacion, i fokusuar te këmbësorët si pjesëmarrës aktivë në trafik. Qytetarëve iu theksua se, kur janë në rolin e këmbësorëve, kanë detyrim t'i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit, me theks të veçantë se rrugën duhet ta kalojnë në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, duke mos përdorur kufje dhe telefona mobilë, si dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht gjatë orëve të mbrëmjes kur lëvizin në vende të pandriçuara.

Nëpunës policorë nga NJPB për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Veles realizuan sot një aktivitet parandalues me temën "Mos përdor telefonin mobil gjatë drejtimit të automjetit", duke ua rikujtuar drejtuesve të automjeteve rrezikun nga përdorimi i telefonit mobil gjatë ngasjes, si dhe detyrimin për respektimin e të gjitha rregullave dhe dispozitave të komunikacionit, me qëllim rritjen e vetëdijes së pjesëmarrësve në trafik dhe uljen e numrit të aksidenteve rrugore.
Nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup realizuan aktivitete parandaluese të dedikuara për drejtuesit e motoçikletave, trotinetëve elektrikë dhe biçikletave, me ç'rast ata u rikujtuan për rregullat dhe detyrimet për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të përgjegjshme në komunikacion, veçanërisht për detyrimin e mbajtjes së helmetës mbrojtëse.

Nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup dhe Njësia Policore Çashkë, në territorin e Shkupit, fshatit Kojnarë e Poshtme dhe komunës së Çashkës, realizuan aktivitete parandaluese për mbrojtje nga zjarret. Qytetarët u informuan për rrezikun nga hedhja dhe djegia e pakujdesshme e mbeturinave, djegia e kashtës dhe barit të thatë, hedhja e bishtave të cigareve dhe materialeve të tjera të ndezshme në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, me qëllim uljen e rrezikut të shpërthimit të zjarreve në ambiente të hapura.

Qëllimi i aktiviteteve është rritja e kulturës së sigurisë, forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, si dhe nxitja e raportimit në kohë të çdo sjelljeje të papërgjegjshme. Në kuadër të aktiviteteve u shpërndanë edhe materiale të shtypura me rekomandime edukative për ngritjen e vetëdijes mbi sigurinë.
Seksioni për Parandalim pranë SPB Kumanovë, në bashkëpunim me ISHP Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës, realizoi gjithashtu një aktivitet parandalues për mbrojtjen e qytetarëve nga goditjet e të nxehtit, ku personeli mjekësor u dha qytetarëve rekomandime dhe këshilla përkatëse.

Me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë për parandalimin e zjarreve, nëpunës policorë nga SPB Ohër dhe nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare "Shën Naum", pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare – Perëndim, zhvilluan një takim pune me nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Pogradecit pranë Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë.

Në takimin e punës u dakorduan masa të koordinuara parandaluese të sigurisë me qëllim ngritjen e vetëdijes publike për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe parandalimin e zjarreve në hapësira të hapura. Gjithashtu u dakorduan patrulla të përbashkëta policore në brezat pyjorë përgjatë zonës kufitare dhe ndërkufitare gjatë sezonit veror turistik, kontakte intensive për shkëmbimin e informacioneve mbi rreziqet e mundshme dhe krijimi i kanaleve të drejtpërdrejta të komunikimit për reagim më të shpejtë dhe më efikas në rast të zjarreve në zonat pyjore. Kjo do të mundësojë njoftim të menjëhershëm për çdo zjarr të mundshëm dhe reagim të shpejtë të shërbimeve kompetente për lokalizimin dhe shuarjen e tij.

Accessibility Menu