Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion, parandalimin e zjarreve dhe sjelljeve devijante te të rinjtë

Aktivitete parandaluese për sigurinë në komunikacion, parandalimin e zjarreve dhe sjelljeve devijante te të rinjtë
 
Dje (18.07.2026), në zonën e Resnjës, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë realizuan një aktivitet edukativo-parandalues për sigurinë në komunikacion, me theks në ngritjen e vetëdijes së drejtuesve të automjeteve që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit. Alkooli ul ndjeshëm aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotorike dhe paraqet rrezik serioz për sigurinë e drejtuesve dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Gjithashtu, në Resnjë dhe vendbanimet përreth, nëpunësit policorë realizuan aktivitete parandaluese për parandalimin e zjarreve, duke i informuar qytetarët për rrezikun nga hedhja dhe djegia e pakujdesshme e mbeturinave, djegia e hamulloreve dhe mbetjeve bujqësore, hedhja e bishtave të cigareve dhe materialeve të tjera të ndezshme në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, me qëllim uljen e rrezikut nga zjarret në ambiente të hapura.
Qëllimi i këtyre aktiviteteve është rritja e kulturës së sigurisë, forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve, si dhe nxitja e raportimit me kohë të çdo rasti të sjelljes së papërgjegjshme. Në kuadër të aktivitetit u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.
Ndërkaq, nëpunës policorë nga NJPB Berovë, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Berovë, më 18.07.2026 në territorin e Komunës së Berovës realizuan aktivitetin parandalues "Patrullat e lagjes – Së bashku për një komunitet më të sigurt". Aktiviteti u zhvillua në disa lokacione të komunës ku gjatë orëve të mbrëmjes mblidhen më së shumti të rinj, si parqe, terrene sportive dhe objekte hotelierike. U zhvilluan biseda të drejtpërdrejta me të rinjtë dhe qytetarët e pranishëm, ku u theksua rëndësia e respektimit të dispozitave ligjore, sjelljes së përgjegjshme në vende publike, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe mbrojtjes së pronës publike dhe pajisjeve urbane. Theks i veçantë iu kushtua parandalimit të dhunës mes bashkëmoshatarëve, keqpërdorimit të alkoolit dhe substancave psikoaktive, si dhe njohjes dhe shmangies së formave të tjera të sjelljes së rrezikshme.

Accessibility Menu