Sot (22.07.2026), nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Veles zhvilluan aktivitet parandalues me temën "Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes". Gjatë komunikimit të drejtpërdrejtë me drejtuesit e automjeteve, ata u informuan për rreziqet e përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit. Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e vetëdijes së pjesëmarrësve në komunikacion dhe kulturës së komunikacionit, me synim uljen e numrit të aksidenteve rrugore.
Njëkohësisht, nëpunës policorë nga NJPG Kavadar zhvilluan në territorin e Rosomanit aktivitetin me temën "Vendose rripin e sigurimit". Qytetarët u informuan se përdorimi i rripit të sigurimit është detyrim ligjor si për drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe për pasagjerët. Gjatë aktiviteteve u shpërndanë materiale edukative të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë në Shkup.
Aktivitete parandaluese për siguri në komunikacion u zhvilluan edhe në Shtip dhe Koçan. Në Shtip, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacion zhvilluan aktivitetet me motot "Nëse pi, mos vozit" dhe "Nëse vozit, mos pi", duke i informuar pjesëmarrësit në komunikacion se do të sanksionohet çdo drejtues automjeti që drejton mjetin nën ndikimin e alkoolit mbi kufirin e lejuar.
Në disa lokacione në Koçan u realizuan aktivitete me motot "Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes" dhe "Vendose rripin e sigurimit". Gjatë aktiviteteve, drejtuesve të automjeteve iu bë thirrje të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit.
Ndërkohë, në Tregun e Qytetit në Vinicë u zhvillua aktiviteti parandalues me motot "Mos u bëj dëshmitar i heshtur" dhe "Ka ndihmë për një jetë pa dhunë". Gjatë takimeve me qytetarët u dhanë këshilla për vetëmbrojtje, udhëzime për ndihmë dhe mënyrat e njohjes së dhunës, si dhe orientime se si duhet të veprojnë nëse gjenden në situata ku janë dëshmitarë të ndonjë forme dhune. Qëllimi kryesor është forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve.
Po ashtu, me drejtuesit e automjeteve u diskutua edhe për temën "Mos përdor telefonin celular gjatë vozitjes", ku u prezantuan statistika mbi rastet me pasoja fatale dhe personat e lënduar në aksidentet rrugore si rezultat i përdorimit të telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe dispozitat ndëshkuese sipas Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.
Më 22.07.2026, në kuadër të fushatës "Verë e sigurt – vozit i pushuar", në pikën pagesore Milladinovc, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me KRSKRR-në, u shpërndau drejtuesve të automjeteve materiale edukative me këshilla për përgatitjen para nisjes në udhëtim.
Gjithashtu, në territorin e Njësisë Policore Petrovec, Seksioni për Parandalim pranë SPB Shkup zhvilloi fushatë parandaluese-edukative për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Në fshatrat Ajvatovc dhe Mërshevc banorëve iu bë thirrje të sillen me përgjegjësi, të mos hedhin bishta cigaresh dhe të kenë kujdes gjatë ndezjes së skarës. Gjatë aktivitetit u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.