Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Mbrohuni nga vjedhjet e xhepave", aktivitet parandalues i SPB Ohër

"Mbrohuni nga vjedhjet e xhepave", aktivitet parandalues i SPB Ohër

Seksioni i parandalimit pranë SPB Ohër po zbaton intensivisht aktivitete parandaluese edukative me qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe turistëve që qëndrojnë në Ohër nga kryerësit të vjedhjeve, të vjedhjeve të xhepave dhe të krimeve të tjera delikteve të tjera pronësore.

Nëpunësit policorë të Seksionit të parandalimit, në vende të ndryshme në qytet, zhvillojnë takime të shkurtra me qytetarët dhe turistët që qëndrojnë në Ohër dhe përmes bisedave të shkurtra u përkujtojnë atyre nevojën për t'u kujdesur më shumë për portofolet dhe sendet e tjera personale dhe me vlerë, për të mos i lënë ato të pasiguruara.

Njëherësh, ata informohen për mënyrat e mundshme të kryerjes së këtyre krimeve, si dhe për masat themelore të nevojshme për mbrojtjen nga kryerësit e delikteve pronësore dhe krimeve të tjera. Qytetarëve dhe turistëve u dhanë fletushka edukative me një sërë këshillash praktike, me qëllim mbrojtjen më efektive të sendeve të tyre me vlerë dhe pronës tjetër personale, si dhe për të rritur kulturën e tyre të sigurisë. Ky aktivitet i projektit është në kuadër të konceptit  "Veprimtaria policore në bashkësi", që nënkupton ndërtimin e një partneriteti më të fuqishëm midis policisë dhe qytetarëve në parandalimin, zvogëlimin, zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe sfidave të sigurisë që do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë publike.

Accessibility Menu