Nëpunësit policorë të NJPB Probishtip dhe SP Berovë, në bashkëpunim me NP "Pyjet Kombëtare", në fshatrat Smojmirovë, Budinarc, Maçevë, Drevenë dhe Dobrevë, sot (24.06.) kryen aktivitete parandaluese në kuadër të fushatës për parandalimin e zjarreve në pyje dhe prerjes së paligjshme të pyjeve. Njëherësh, në kuadër të aktiviteteve, në bisedë me qytetarët, u theksua se është i nevojshëm bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe është i detyrueshëm denoncimi i sjelljeve të pandërgjegjshme, siç janë hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarreve në hapësira të hapura dhe pranë brezave të pyjeve, hedhja e bishtave të cigareve dhe të ngjashme duke pasur për qëllim reagimin e shpejtë dhe në kohë të institucioneve. U theksua se gjatë periudhave të temperaturave të larta, rritet edhe rreziku i shkaktimit të zjarreve për shkak të pakujdesisë. Prandaj, u theksua nevoja për mbrojtje dhe zvogëlim të rrezikut nga zjarret në pyje dhe zjarret në hapësira të hapura, si dhe kryerjen me kujdes të punëve bujqësore, me theks në rreziqet e shkaktimit të zjarreve nga djegia e ledhishteve, hamulloreve me bar të thatë dhe mbeturinave në fusha. Përveç kësaj, qytetarët u informuan për dispozitat ligjore dhe sanksionet, veçanërisht në aspektin e rregullores ligjore që mbulon zjarret dhe prerjen e paligjshme të pyjeve. Njëkohësisht, qytetarëve iu shpërndanë edhe fletushka informuese.
Gjithashtu sot (24.06.2025), nëpunësit policorë nga SP për SKRR Shtip në kopshtin "Vera Ciriviri-Trena" në Shtip, përmes një ligjërate të përgatitur posaçërisht për ta, i njoftuan fëmijët me rregullat dhe dispozitat themelore të trafikut, përkatësisht si të sillen kur janë pjesëmarrës në trafik si këmbësorë dhe veçanërisht kur ngasin biçikleta.