Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për komunikacion të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për komunikacion të sigurt

Sot (23.06.2025) në Sveti Nikollë nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim pranë NJPB Sveti Nikollë zhvilluan një aktivitet parandalues "Vozitni me përgjegjësi - vendosni rripin e sigurimit". Ndërkohë, nëpunësit policorë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me pjesëmarrësit në komunikacion, theksuan detyrimin dhe nevojën për të përdorur rripin e sigurisë gjatë udhëtimit, i cili vlen si për shoferët ashtu edhe për pasagjerët, si dhe u njoftuan dispozitat ndëshkuese për këtë kundërvajtje. U theksua veçanërisht roli i rëndësishëm mbrojtës që ka rripi i sigurisë në rast të aksidentit të komunikacionit. Gjithashtu, nëpunësit policorë shpërndanë materiale të shtypura edukative, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek pjesëmarrësit në komunikacion.


Gjithashtu sot (23.06.2025), nëpunësit policorë nga SP për SKRR Berovë zhvilluan një aktivitet parandalues "Parkoni me ndërgjegje", me qëllim që të theksohet nevoja e parkimit të duhur, me qëllim parandalimin e aksidenteve të komunikacionit.

Accessibility Menu