Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të NJPB Dellçevë dhe QR për ÇK Lindje

Aktivitete parandaluese të NJPB Dellçevë dhe QR për ÇK Lindje

Sot (22.06.2025) në disa lokacione në fshatrat Virçe, Grad, Stamer, Zvegor dhe Gabrovo, nëpunës policorë të Njësosë për parandalim pranë NJPB Dellçevë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Stacioni policor për për Mbikëqyrjes Kufitare dhe Pika e Kalimit Kufitar Dellçevë pranë QR për ÇK Lindje, zhvilluan aktivitete parandaluese nën moton "Parandalimi dhe mbrojtja nga zjarret në ambiente të hapura, në pbjekte dhe zjarre pyjore", si dhe "Parandalimi dhe mbrojtja nga vjedhjet dhe vjedhjet e xhepave".

 

Gjatë takimeve me popullatën lokale dhe në komunikim të drejtpërdrejtë, u theksua domosdoshmëria e sjelljes së kujdesshme dhe të përgjegjshme, veçanërisht në lidhje me djegien e kashtës dhe shkurreve, hedhjen e bishtave të cigareve dhe mbeturinave të tjera të ndezshme, pra eliminimin e të gjitha rreziqeve të mundshme që mund të shkaktojnë zjarre në pyje. Njëherit, popullatës lokale iu shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje të dobishme mbi pasojat ligjore dhe parandalimin e zjarreve në ambiente të hapura dhe zjarreve në pyje.

 

Gjithashtu u zbatua një aktivitet nën moton "Ndërtojmë miqësi, krijojmë siguri - siguroni shtëpinë tuaj" për parandalimin e krimeve kundër pronës, me theks të veçantë në parandalimin dhe mbrojtjen nga vjedhja, vjedhja e xhepave dhe vjedhjet e rënda. Aktiviteti u zbatua përmes takimeve të drejtpërdrejta me popullatën vendase, veçanërisht me ata nga kategoritë më moshuara të cilëve iu tregua dhe u shpjegua se si të mbrohen nga krimet dhe çfarë të bëjnë. Gjithashtu, gjatë këtij aktiviteti, u shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje edukative. 

Accessibility Menu