Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Vendos helmetë dhe mbroje jetën tënde", aktivitet parandalues i SPB Tetovë për komunikacion të sigurt

"Vendos helmetë dhe mbroje jetën tënde", aktivitet parandalues i SPB Tetovë për komunikacion të sigurt

Dje (22.06.2025) në Tetovë, nëpunësit policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Tetovë në bashkëpunim me nëpunësit policorë nga Stacioni policor për Sigurinë e komunikacionit rrugor Tetovë zhvilluan një aktivitet parandalues "Mbaj helmetë dhe mbroje jetën tënde". Aktiviteti parandalues përfshinte çiklistët, motoçiklistët dhe drejtuesit e trotinetëve elektrikë si pjesëmarrës në komunikacion. Nëpunësit policorë përmes komunikimit të drejtpërdrejtë  u dhanë këshilla të dobishme qytetarëve dhe ua theksuan rëndësinë e mbajtjes së helmetës për të shmangur lëndimet më serioze në rast të aksidentit në komunikacion, si dhe shpërndanë materiale të shtypura edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, i cili, përveç këshillave për mbajtjen e detyrueshme të helmetës, përfshin edhe rregulla dhe dispozita të tjera për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.

Accessibility Menu