Më 25.06.2025 në Gjevgjeli, nëpunësit policorë të Njësisë policore për sigurinë e komunikacionit rrugor Gjevgjeli dhe përfaqësuesit e Këshillit komunal për sigurinë e komunikacionit rrugor Gjevgjeli zhvilluan një aktivitet parandalues "Gjithmonë mbani helmetë dhe mbroni jetën tuaj".
Përmes shpërndarjes së fletushkave me përmbajtje edukative dhe bisedës me drejtuesit e motoçikletave u njoftuan rreth obligimit të tyre për të mbajtur helmetën mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletave, me qëllim të rritjes së sigurisë së tyre. Gjithashtu, atyre iu vunë në dukje dispozitat ligjore të cilat drejtuesve të motoçikletave u parashikojnë sanksione në rast se gjatë drejtimit të motoçikletës nuk mbajnë helmetë.