Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për komunikacion të sigurt dhe mbrojtje nga deliktet pronësore

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për komunikacion të sigurt dhe mbrojtje nga deliktet pronësore

Sot (25.06.2025) në zonën qendrore të Shkupit, në kuadër të fushatave për promovimin e kulturës së komunikacionit, Njësia për parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me KRSKRR-në organizuan një aktivitet parandalues-edukativ destinuar shoferëve të motoçikletave, biçikletave dhe trotinetëve elektrikë, por edhe këmbësorëve dhe shoferëve të automjeteve, me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për siguri e për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në trafik.


Përveç këshillave të dobishme nga nëpunësit policorë, qytetarëve iu dhanë edhe materiale edukative të shtypura me këshilla praktike për lëvizje të sigurt në trotuare, shtigje biçikletash dhe rrugë.


Gjithashtu sot, nëpunësit policorë nga SPB Shkup, në bashkëpunim me Unionin e Pensionistëve të Qytetit të Shkupit, mbajtën një seminar edukativ me përfaqësues nga 10 degë të shoqatave të pensionistëve me temën "Parandalimi i delikteve pronësore", me theks në mashtrimet, veçanërisht ato që përfshijnë aksidente të rreme komunikacioni.


Njëherësh u cekën mënyrat e mbrojtjes nga ky lloj i veprës penale, si dhe nga vjedhjet, vjedhjet e rënda në shtëpi dhe banesa, etj., ndërsa u shpërnda edhe material i shtypur edukativ.

Accessibility Menu