Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për mbrojtje nga deliktet pronësore dhe për komunikacion të sigurt

Aktivitete parandaluese të SPB Shkup për mbrojtje nga deliktet pronësore dhe për komunikacion të sigurt

Sot (26.06.2025) në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, Njësia për parandalim pranë SPB Shkup dhe KRSKRR-ja organizuan një aktivitet parandalues-edukues për drejtuesit e motoçikletave, biçikletave dhe trotinetëve elektrikë, por u përfshinë edhe këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së sigurisë për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion. Përveç këshillave të dobishme të dhëna nga nëpunësit policorë, qytetarëve iu shpërndanë edhe materiale të shtypura edukative.


Gjithashtu sot, nëpunësit policorë të Njësisë për parandalim pranë SPB Shkup në lokacionet në territorin e SP me KP Bit Pazar realizuan një aktivitet parandalues nën moton "Mos lini sende me vlerë në makinën tuaj". Qëllimi i aktivitetit ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen nga deliktet pronësore, veçanërisht nga vjedhjet e rënda nga mjetet motorike, dhe ngritjen e kulturës së sigurisë tek popullata. Përmes takimeve dhe bisedave të drejtpërdrejta me qytetarë u tha që automjetet e tyre t’i lënë në vende të sigurta, si në parkingje dhe në vende të ndriçuara mirë dhe të mos lënë sende me vlerë, si çanta dore, telefona, portofolë etj., në automjetet e tyre, të cilat duhet t'i kyçin gjithmonë. Në atë rast u vunë dukje se çdo rast i dyshimtë duhet të denoncohet në stacion policor. Në kuadër të aktivitetit u dha material i shtypur edukativ.

Accessibility Menu