Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues i SPB Kumanovë për mbrojtje nga zjarri dhe komunikacion të sigurt

Aktivitet parandalues i SPB Kumanovë për mbrojtje nga zjarri dhe komunikacion të sigurt

Dje (28.06.2025) në Vendalimin kufitar Pelincë, nëpunës policorë të Seksionit për parandalim pranë SPB Kumanovë kryen një aktivitet parandalues për mbrojtje nga zjarri, si dhe për komunikacion të sigurt.

 

Gjatë kësaj periudhe, frekuenca e pasagjerëve dhe automjeteve është rritur në pikën kufitare Pelincë, veçanërisht ata që kalojnë tranzit nëpër vend, dhe nëpunësit policorë i informuan ata përmes këshillave të dobishme se si të arrijnë në mënyrë të sigurt në destinacionin e tyre, por edhe si të kontribuojnë në mbrojtjen nga zjarret. Atyre iu shpjegua se në periudhën e verës, me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku i shkaktimit të zjarreve për shkak të pakujdesisë dhe për këtë arsye është e ndaluar të hidhen dhe digjen mbeturina, të ndizen zjarre në ambiente të hapura dhe pranë brezave pyjorë, të hidhen bishta cigaresh etj.

 

Nëse vërejnë se ka ndodhur zjarr, duhet të njoftojnë menjëherë institucionet kompetente, në mënyrë që ato të ndërhyjnë në kohën e duhur dhe të parandalojnë dëme më të mëdha. Udhëtarët, si dhe banorët e fshatrave përreth, u informuan gjithashtu se nga 1 korriku deri më 31 gusht do të hyjë në fuqi një ndalim i plotë i lëvizjes në pyje, përveç me leje nga NP "Pyjet Nacionale". Shoferëve uështë bërë me dije të përdorin rripat e sigurimit, të përshtasin shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit. Atyre u është rekomanduar gjithashtu të bëjnë pushime më të shpeshta, sepse lodhja gjatë udhëtimeve më të gjata mund të shkaktojë pasoja fatale. Gjithashtu, u janë shpërndarë edhe materiale edukative me këshilla dhe informacione të dobishme.

Accessibility Menu