Sot (27.06.2025) në kuadër të fushatave gjithëpërfshirëse për promovimin e kulturës së komunikacionit, në zonën e SPKP Qendër u realizua një aktivitet parandalues - edukues dedikuar këmbësorëve dhe shoferëve: ,,Të gjithë jemi këmbësorë". Ngjarja u organizua nga KRSKRR dhe Njësia për parandalim pranë SPB Shkup, me qëllim ngritjen e vetëdijes për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion, veçanërisht tek kategoritë e pjesëmarrësve që janë më shpesh të ekspozuar ndaj rreziqeve - këmbësorët, por edhe tek shoferët të cilët, duke respektuar rregullat e komunikacionit, kontribuojnë edhe në sigurinë e këmbësorëve.
Njëherësh, u shpërnda edhe material edukativ me këshilla praktike për komunikacion të sigurt.