Nëpunësit policorë të SP për SKRR Shtip, NJPB Sveti Nikollë dhe NJPB Vinicë në zonat e Shtipit, Vinicës dhe Sveti Nikollës, sot (26.06.2025) kryen aktivitete parandaluese për rritjen e sigurisë së komunikacionit. Në Shtip aktivitetet u orientuan në sigurinë e këmbësorëve, të cilët si pjesëmarrës aktivë në komunikacion janë të obliguar të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe rrugët t'i kapërcejnë në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, njëherësh duke mos përdorur kufje dhe telefona celularë dhe të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në orët e mbrëmjes kur lëvizin në vende të pandriçuara.
Duke respektuar rekomandimet, këmbësorët do të rrisin si sigurinë e tyre ashtu edhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese u përfshinë edhe shoferët, të cilëve iu shpjegua detyrimi që të respektojnë rregullat e komunikacionit, faktorët kryesorë për sigurinë e kategorisë më të rrezikuar të pjesëmarrësve në komunikacion – këmbësorëve, veçanërisht personave të moshuar, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
Qytetarëve iu dhanë edhe materiale të shtypura edukative me rekomandime për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, të përpiluara nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.
Në Vinicë aktivitetet u orientuan në ngritjen e vetëdijes për përdorimin e rripit të sigurisë, si nga shoferët ashtu edhe nga pasagjerët. Njëherësh, nëpunësit policorë përmes komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët theksuan nevojën, por edhe detyrimin ligjor për përdorimin e rripit të sigurisë. Ndërsa, në Sveti Nikollë aktiviteti parandalues u orientua tek drejtuesit e motoçikletave, të cilëve iu vu në dukje nevoja për mbajtjen e helmetës gjatë drejtimit të motoçikletave, me qëëlim të rritjes së sigurisë së tyre. Gjithashtu, iu vunë në dukje edhe dispozitat ligjore që parashikojnë sanksionimin e shoferëve të cilët gjatë drejtimit të motoçikletave nuk mbajnë helmeta.
Gjithashtu, sot (26.06.2025), nëpunësit policorë të SP Berovë dhe ZP Pehçevë në Berovo dhe në f. Cërnik, në koordinim me Policinë e Pyjeve, kryen aktivitete parandaluese në kuadër të fushatës për parandalimin e zjarreve të pyjeve dhe prerjen e paligjshme të druve. Në kuadër të aktiviteteve, në bisedë me qytetarët u theksua se është i duhur bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe denoncimi i detyrueshëm i sjelljes së pandërgjegjshme, si hedhja dhe djegia e mbeturinave, djegia e zjarrit në hapësirë të hapur dhe pranë rripave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve dhe të ngjashme, për reagimin e shpejtë dhe në kohë të institucioeve. Qytetarët u informuan gjithashtu rreth dispozitave dhe sanksioneve ligjore për shkaktimin e zjarreve dhe prerjeve të paligjshme. Njëherësh qytetarëve iu dhanë edhe fletushka informative.