Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

,,Mbaj helmetë dhe mbroje jetën tënde", aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë për trafik të sigurt

,,Mbaj helmetë dhe mbroje jetën tënde", aktivitete parandaluese të SPB Kumanovë për trafik të sigurt

Dje (30.06.2025) në disa lokacione në Kumanovë, nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim, SP për SKRR Kumanovë dhe Këshilli Komunal i Parandalimit kryen aktivitete parandaluese "Mbaj helmetë dhe mbroje jetën tënde".

 

Aktivitetet parandaluese përfshinë çiklistët, motoçiklistët dhe drejtuesit e trotinetave elektrikë. Nëpunësit policorë u dhanë këshilla të dobishme qytetarëve përmes komunikimit të drejtpërdrejtë dhe theksuan rëndësinë e mbajtjes së helmetës për të shmangur lëndimet më serioze në rast të një aksidenti trafiku, si dhe shpërndanë materiale të shtypura edukative, të përgatitura nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, i cili, përveç këshillave për mbajtjen e detyrueshme të helmetës, përfshin edhe rregulla dhe dispozita të tjera për pjesëmarrje të sigurt në trafik.

Accessibility Menu