Nëpunës policorë nga Njësia për parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale" dhe Policinë Pyjore në zonën e NJP Petrovec, përkatësisht në pikën pagesore "Petrovec" sot (29.06.2025) zhvilluan një aktivitet parandalues si pjesë e fushatës për parandalimin e zjarreve në pyje, zjarreve në ambiente të hapura dhe prerjes së paligjshme të pyjeve. Përveç kësaj, në kuadër të aktivitetit, në një bisedë me qytetarët, u theksua se bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe denoncimi i detyrueshëm i sjelljeve të pandërgjegjshme, siç janë hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarreve në ambiente të hapura dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve etj., është i nevojshëm, me qëllim që të sigurohet një reagim i shpejtë dhe në kohë nga institucionet.
Gjithashtu u theksua se rreziku i shkaktimit të zjarreve për shkak të pakujdesisë rritet gjatë periudhës së verës. Qytetarët u informuan edhe për dispozitat ligjore dhe sanksionet, veçanërisht në lidhje me rregullimin ligjor që mbulon veprën penale të zjarrvënies me dashje, pra "shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm", të rregulluar në Kodin Penal sipas nenit 288, i cili parashikon dënim me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e kulturës së sigurisë, por edhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve. Qytetarëve iu shpërndanë edhe fletëpalosje informative. Dje (28.06.2025) në kuadër të fushatave për avancimin e kulturës së trafikut, në zonën e NJP Saraj, përkatësisht në pikën pagesore Gllumovë, Njësia për parandalim pranë SPB Shkup zbatoi një aktivitet të dedikuar për shoferët, në përputhje me fushatat "Vini rripin e sigurimit" dhe "Mos flisni në celular gjatë drejtimit të automjetit". Aktiviteti u organizua në bashkëpunim me KRSKRR me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për siguri për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në komunikacion, dhe u shpërndanë materiale edukative - fletëpalosje me këshilla praktike për komunikacion të sigurt.