Sot (02.07.) nëpunës policorë nga Seksioni i parandalimit pranë SPB Strumicë në zonën e Strumicës realizuan aktivitetin parandalues "Me përgjegjësi para vendkalimit për këmbësorë, gjithmonë shiko, ngadalëso, ndalo", i cili zhvillohet në kuadër të fushatës "Të gjithë jemi këmbësorë".
Në bisedë dhe duke shpërndarë material edukativ të siguruar nga KRSKRR, nga ana e nëpunësve policorë këmbësorët u përkujtuan për detyrën e tyre që të kalojnë rrugën vetëm në vendkalimet e shënuara për këmbësorë, të kenë kujdes nga automjetet që vijnë përballë e ngjashëm. Gjithashtu, vozitësve iu bë me dije se duhet t'i respektojnë plotësisht rregullat, përkatësisht t'u japin përparësi këmbësorëve gjatë kalimit të rrugëve. Qëllimi i aktivitetit është të rrisë ndërgjegjësimin për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në trafik.