Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Mos përdor celularin gjatë vozitjes", aktiviteti parandalues i SP për SKRR Berovë

"Mos përdor celularin gjatë vozitjes", aktiviteti parandalues i SP për SKRR Berovë

Sot (01.07) në Berovo, nëpunësit policorë nga Stacioni Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Berovë zhvilluan një aktivitet edukativ- parandalues në kuadër të fushatës "Mos përdor celularin gjatë vozitjes".

Aktiviteti parandalues i dedikohej të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që drejtojnë automjete motorike dhe përmes komunikimit të drejtpërdrejtë u bë me dije rreziku i lartë dhe pasojat që mund të ndodhin nëse përdoret celulari gjatë vozitjes. Njëherësh, u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative, të siguruara në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakultetit të Sigurisë Shkup.

Accessibility Menu