Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të QRÇK Veri për komunikacion të sigurt

Aktivitete parandaluese të QRÇK Veri për komunikacion të sigurt

Nëpunësit policorë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Kufirit Veri në bashkëpunim me KRSKRR në vendkalimin kufitar Tabanoc zhvilluan një aktivitet parandalues në kuadër të fushatave "Mos përdorni telefon celular gjatë drejtimit të automjetit" dhe "Vendosni rripin e sigurimit". Shoferët u informuan përmes komunikimit të drejtpërdrejtë për rrezikun e madh dhe pasojat që mund të ndodhin nëse përdoret telefon celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe për detyrimin dhe nevojën për të përdorur rripin e sigurimit gjatë udhëtimit, i cili vlen si për shoferët ashtu edhe për pasagjerët, dhe u informuan gjithashtu për dispozitat penale për këto vepra penale. Nëpunësit policorë shpërndanë gjithashtu materiale të shtypura edukative, të siguruara në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor dhe Fakultetin e Sigurisë Shkup.

Accessibility Menu