Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Veles për komunikacion të sigurt dhe mbrojtje nga zjarret

Aktivitete parandaluese të SPB Veles për komunikacion të sigurt dhe mbrojtje nga zjarret

Sot (02.07.2025) oficerët e policisë nga Seksioni i parandalimit dhe Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Veles, në autostradën Veles-Gradsko zhvilluan një aktivitet parandalues në kuadër të fushatës "Vozit i çlodhur". Vozitësit u njoftuan përmes komunikimit të drejtpërdrejtë për rëndësinë e të qenit të çlodhur gjatë drejtimit të automjetit, sepse lodhja dhe humbja e përqendrimit janë shkaqet e zakonshme të aksidenteve rrugore, veçanërisht në periudhën e verës, kur vozitësit udhëtojnë qindra kilometra në rrugën drejt destinacioneve turistike. Gjatë kësaj periudhe, është rritur edhe numri i turistëve që kalojnë nëpër vendin tonë dhe kalojnë pikërisht përgjatë këtij segmenti rrugor. Ky aktivitet theksoi edhe një herë nevojën për të rritur kulturën e komunikacionit të pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, përmes respektimit të rregullave të komunikacionit dhe sjelljes së përgjegjshme, duke bërë pushime më të shpeshta, dhe me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion. Vozitësve iu dhanë edhe materiale të shtypura edukative, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor. Gjithashtu, nëpunësit policorë nga NJPB Negotinë së bashku me përfaqësuesit e Policisë Pyjore dhe NP "Pyjet Kombëtare" - Demir Kapi, në zonën e komunës së Negotinës, në fshatrat Cërveni Bregovi, Kurija, Pepelishtë dhe Dubrovë, kryen aktivitete parandaluese në kuadër të fushatës për parandalimin e zjarreve në pyje. Qytetarët u paralajmëruan për rrezikun e hedhjes dhe djegies së pakujdesshme të mbeturinave, djegies së ledheve të arave, hamulloreve me bar të thatë, hedhjes së bishtave të cigareve dhe llojeve të tjera të materialeve të ndezshme në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, dhe u informuan gjithashtu për ndalimin e lëvizjes në zonat pyjore, me qëllim uljen e rrezikut të zjarreve në hapësira të hapura. Qëllimi i aktivitetit është rritja e kulturës së sigurisë, por edhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve, si dhe raportimi në kohë i çdo dukurie të sjelljes së pakujdesshme. Materiale të shtypura u shpërndanë gjithashtu në kuadër të këtij aktiviteti.

Accessibility Menu