Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese në Liqenin e Dojranit

Aktivitete parandaluese në Liqenin e Dojranit

Nëpunës policorë nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare "Jug", në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të vazhdueshme parandaluese në zona të ndryshme, sot (05.07.) së bashku me nëpunës policorë nga Stacioni i Policisë për KK dhe MK Dojrani i Vjetër, bënë një turne përgjatë Liqenit të Dojranit me motoskaf, gjatë së cilës turistëve, vizitorëve dhe popullatës lokale iu dhanë këshilla se si të veprojnë gjatë temperaturave jashtëzakonisht të larta.


Në interes të mbrojtjes personale nga kushtet jo të favorshme të temperaturës karakteristike për këtë periudhë të vitit, nëpunësit policorë theksuan domosdoshmërinë e mbrojtjes nga moti i nxehtë përmes këshillave praktike, dhe njëkohësisht, qytetarëve iu shpërndanë fletëpalosje edukative me mesazhe të dobishme si dhe shishe me ujë. Përndryshe, aktivitete identike parandaluese u kryen në pikën kufitare "Dojrani i Vjetër" në hyrje dhe dalje, natyrisht edhe në funksion të kalimit më të mirë dhe më të lehtë të kufirit me theks të veçantë te shoferët e kamionëve.

Accessibility Menu