Sot (04.07.2025) në Kumanovë, nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim pranë SPB Kumanovë zhvilluan aktivitete parandaluese për komunikacion të sigurt dhe mbrojtje nga zjarret. Shoferëve iu bënë të ditura rreziqet e lodhjes dhe pasojat serioze që mund të ndodhin nëse drejtojnë automjetin të lodhur. Ky aktivitet theksoi edhe një herë nevojën për të rritur kulturën e trafikut të pjesëmarrësve në komunikacion, duke respektuar të gjitha rregullat e trafikut, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së tyre, sigurisë së familjeve të tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në të. Gjithashtu, si pjesë e fushatës për parandalimin e zjarreve, qytetarët u paralajmëruan për rrezikun e hedhjes dhe djegies së pakujdesshme të mbeturinave, djegies së ledheve të arave, hamulloreve me bar të thatë, hedhjes së bishtave të cigareve dhe materialeve të tjera të ndezshme në hapësira të hapura dhe pranë brezave pyjorë, si dhe u informuan për ndalimin e lëvizjes në zonat pyjore, me qëllim uljen e rrezikut të zjarreve në hapësira të hapura. Materiale të shtypura u shpërndanë gjithashtu si pjesë e aktivitetit.