Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

SPB Strumicë dhe QR Lindje me një aktivitet parandalues për mbrojtje nga zjarri

SPB Strumicë dhe QR Lindje me një aktivitet parandalues për mbrojtje nga zjarri

Dje (05.07.) nëpunës policorë nga SPB Strumicë – Seksioni për parandalim, së bashku me nëpunës policorë nga QR Lindje - Stacioni Policor për KK dhe MK Novo Sellë në vendbanimet Novo Konjarevo, Smollari, Staro Konjarevo, Drazhevo dhe Mokrino, Strumicë, zbatuan një aktivitet parandalues për mbrojtje nga zjarri.

 

Banorët e vendbanimeve të përmendura u informuan për rrezikun e trajtimit të pavetëdijshëm të mbeturinave dhe djegies së tyre, pastaj të djegies së kashtës dhe gardheve, hedhjes së mbeturinave të ndezshme, bishtave të cigareve dhe shkaqeve të ngjashme potencialisht të rrezikshme. Ata u informuan gjithashtu për thelbin e ndalimit të lëvizjes në brezin pyjor me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga zjarret, veçanërisht gjatë temperaturave të larta. Gjatë aktivitetit u shpërnda edhe materiali edukativ i siguruar në bashkëpunim me NP "Pyjet Nacionale".

Accessibility Menu