Njësia për parandalim pranë SPB Shkup sot (05.07.) në kuadër të fushatave për promovimin e kulturës së trafikut, në zonën e Njësisë policore Saraj, përkatësisht në pikën pagesore Gllumovë, zbatoi një aktivitet parandalues në komunikacion të dedikuar për shoferët, dhe nën moton - "Vozit i çlodhur", pastaj - "Vendosni rripin e sigurimit" dhe "Mos flisni në celular gjatë vozitjes".
Në kuadër të këtij aktiviteti parandalues, i cili u organizua nga Njësia për parandalim në SPB Shkup dhe në bashkëpunim me KRSKRR, fokusi ishte i drejtuar drejt rritjes së ndërgjegjësimit për siguri për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në trafik. Përveç këshillave të drejtpërdrejta praktike, shoferëve iu dhanë materiale edukative me përmbajtje informuese të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR.