Seksioni i Parandalimit i SPB Shkup ia kushtoi aktivitetet e sotme parandaluese (07.07.) "Parandalimit të krimeve pronësore" dhe fushatës "Mos lini sende me vlerë në makinën tuaj". Zbatimi i aktivitetit parandalues edukativ u zhvillua në rajonin e SPKP Qendër, më saktësisht në rrugën "Zagrebska" në afërsi të kishës "Sh. Jovan Kërstitell" dhe në parkingun në afërsi të qendrave tregtare "Beverli" dhe "Zebra".
Qëllimi kryesor i projektit është mbrojtja nga vjedhjet e rënda nga shtëpitë dhe banesat, nga grabitjet, dhuna, mashtrimet, me theks në mbrojtjen nga vjedhjet e rënda nga automjetet e pasagjerëve. Njëherësh, qëllimi tjetër i kësaj fushate është forcimi i besimit dhe i bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Duke vepruar kështu, qytetarët u këshilluan se lënia e sendeve me vlerë të dukshme në makinë është një joshje e mundshme për të kryer krim nga fusha e krimeve pronësore, pra thyerje të automjeti për vjedhje. U theksua gjithashtu nevoja për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit për sigurinë dhe vetëmbrojtjen, dhe qytetarëve iu shpërndanë materiale edukative - fletushka me rekomandime të dobishme edukative.