Më 07.07.2025 nëpunësit policorë nga QRÇK Veri-SPVK Tanushevc në bashkëpunim me NP "Pyjet Kombëtare" zhvilluan një aktivitet parandalues në kuadër të fushatës për parandalimin e zjarreve pyjore.
Nëpunësit policorë i informuan qytetarët për pasojat që mund të paraqiten nga hedhja e bishtave të cigareve në hapësirë të hapur, veçanërisht gjatë kohës së temperaturave të larta dhe bimësisë së thatë, gjegjësisht për rrezikun e shkaktimit të zjarreve në përmasa të gjera. Gjithashtu u theksua se nevojitet bashkëpunim i vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe denoncim i detyrueshëm i sjelljeve të pandërgjegjshme, siç janë: hedhja dhe djegia e mbeturinave, ndezja e zjarreve në hapësirë të hapur dhe pranë brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve dhe ngjashëm në mënyrë që institucionet të reagojnë shpejt dhe menjëherë. Qytetarët u informuan edhe për ndalimin e lëvizjes në zonat pyjore, për t’u ulur rreziku i shfaqjes së zjarreve në hapësirë të hapur.