Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Mbani helmetë", aktivitet parandalues ​​i SPB Ohër

"Mbani helmetë", aktivitet parandalues ​​i SPB Ohër

Dje (08.07.2025) Seksioni për parandalim pranë SPB Ohër realizoi një aktivitet parandalues-edukativ "Mbani helmetë", dedikuar personave që drejtojnë biçikleta, motoçikleta dhe trotineta elektrikë. Qëllimi është të forcohet vetëdija tek pjesëmarrësit në komunikacion për menaxhim të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm të këtyre mjeteve në komunkacion. Ata u informuan për detyrimin ligjor, por edhe për përfitimet e përdorimit të pajisjeve mbrojtëse (helmetës) gjatë menaxhimit të tyre. Në kontakte të drejtpërdrejta me këta pjesëmarrës të komunikacionit, përveç këshillave të shkurtra, u shpërndanë fletëpalosje me këshilla praktike për domosdoshmërinë e mbajtjes së helmetës mbrojtëse, përdorimin e shtigjeve të shënuara të biçikletave nëse ato ndodhen në rrugë, respektimin e shpejtësisë së përshkruar rrugore, kujdesin për rregullësinë teknike të motoçikletave, mopedëve, ose trotinetëve, respektivisht respektimin e rregullave dhe dispozitave të komunikacionit si parakusht themelor për siguri më të madhe në komunikacion.

Accessibility Menu