Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

"Vozit i çlodhur, vozit përgjegjshëm", aktivitet parandalues i SPB Veles

"Vozit i çlodhur, vozit përgjegjshëm", aktivitet parandalues i SPB Veles

Sot (11.07.) nëpunësit policorë të Seksionit për parandalim dhe Stacioni i Policisë për Sigurinë e Komnikacionit Rrugor pranë SPB Veles, në pikëpagesën "Sopot" në autostradën A-1 (Shkup-Gjevgjeli), realizuan aktivitet parandalues në kuadër të fushatës "I sigurt në verë – vozit i çlodhur, vozit përgjegjshëm".


Vozitët u këshilluan, në komunikim të drejtpërdrejtë, për rëndësinë e drejtimit të automjetit të çlodhur, ngaqë lodhja dhe humbja e përqendrimit janë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore në verë. Gjithashtu u theksua se gjatë kësaj periudhe, kur numri i turistëve që kalojnë tranzit nëpër vend përgjatë këtij segmenti është rritur dhe vozitësit udhëtojnë qindra kilometra rrugë drejt destinacioneve turistike, është veçanërisht e rëndësishme të bëjnë pushime më të shpeshta gjatë udhëtimit dhe të ndjekin rekomandimet për vozitje të sigurt. Ky aktivitet edhe një herë theksoi nevojën për të rritur kulturën e trafikut të përdoruesve të rrugës, përmes respektimit të rregullave të trafikut dhe sjelljes së përgjegjshme, me qëllim mbrojtjen e sigurisë së tyre, sigurisë së familjeve të tyre dhe përdoruesve të tjerë të rrugës.


Në të njëjtën kohë, u shpërndanë materiale të shtypura edukative të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor.

Accessibility Menu