Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues i SPB Shkup për mbrojtje nga zjarret dhe prerjet e paligjshme të drunjve

Aktivitet parandalues i SPB Shkup për mbrojtje nga zjarret dhe prerjet e paligjshme të drunjve

Dje (12.07.), Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me NP “Pyjet Nacionale” dhe Policinë Pyjore, në rajonin e Njësisë Policore Saraj, konkretisht në qendrën rekreative Matkë, realizoi një aktivitet parandalues në kuadër të fushatës për parandalimin e zjarreve në pyje dhe prerjeve të paligjshme të drunjve.

 

Gjatë këtij aktiviteti, në bisedë me vizitorët u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente dhe domosdoshmëria e raportimit të sjelljeve të papërgjegjshme, siç janë: hedhja apo djegia e mbeturinave, ndezja e zjarrit në ambiente të hapura apo afër brezave pyjorë, hedhja e bishtave të cigareve dhe të ngjashme – me qëllim që institucionet të mund të reagojnë shpejt dhe me kohë.

 

Gjithashtu u theksua se gjatë periudhës së verës dhe temperaturave të larta rritet edhe rreziku nga shkaktimi i zjarreve për shkak të pakujdesisë. Prandaj, u vu në pah nevoja për mbrojtje dhe zvogëlim të rrezikut nga zjarret në pyje dhe ambientet e hapura. Vizitorët u informuan edhe për dispozitat ligjore dhe sanksionet, veçanërisht në lidhje me rregullativën që përfshin veprën e zjarrvënies, respektivisht “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, e rregulluar në Kodin Penal të RMV-së sipas nenit 288, i cili parasheh dënim me burg prej 6 muajsh deri në 5 vjet.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e kulturës së sigurisë, si dhe forcimi i besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet policisë dhe qytetarëve. Vizitorëve gjithashtu u janë shpërndarë fletushka informuese të përgatitura nga NP “Pyjet Nacionale”.

Accessibility Menu