Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet parandalues nga QR për ÇK Veri dhe QR për ÇK Lindje për mbrojtje nga zjarret

Aktivitet parandalues nga QR për ÇK Veri dhe QR për ÇK Lindje për mbrojtje nga zjarret

Në kuadër të takimit tradicional ndërkombëtar “Kraishtë 2025” (ndërmjet komunave Kriva Pallankë, Bosilegrad dhe Qustendil), në vendin e quajtur Kraishtë – Fusha e Goleshtës, në territorin e fshatit Golesh, dje (12.07) u realizua një aktivitet i përbashkët parandalues me temën “Mbrojtja nga zjarret”, i organizuar nga nëpunës policorë të QRÇK Veri dhe QRÇK Lindje, si dhe përfaqësues nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve Kriva Pallankë dhe Kryqi i Kuq – Kriva Pallankë.

 

Gjatë realizimit të aktivitetit, përveç bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët rreth faktorëve të rrezikut që mund të shkaktojnë zjarre dhe mënyrave për t’i parandaluar ato, janë shpërndarë edhe fletushka me përmbajtje informuese, të përgatitura në bashkëpunim me NP “Pyjet Nacionale”. 

Accessibility Menu