Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për komunikacion të sigurt dhe mbrojtje nga zjarret dhe krimet pronësore

Aktivitete parandaluese të SPB Shtip për komunikacion të sigurt dhe mbrojtje nga zjarret dhe krimet pronësore

Sot (08.07) në Shtip, Dellçevë, Sveti Nikolë, Berovë dhe Koçan, nëpunës policorë nga SPB Shtip zhvilluan aktivitete parandaluese - edukative në fushën e komunikacionit, si dhe në fushën e mbrojtjes nga zjarret dhe krimeve pronësore. Qëllimi i aktiviteteve ishte ngritja e nivelit të kulturës së sigurisë, duke u theksuar shoferëve se është i nevojshëm kujdesi maksimal për rritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion. Theks i veçantë në aktivitetet e sotme u vu në nevojën e ngritjes së vetëdijes tek shoferët, që të mos drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, duke pasur parasysh se alkooli zvogëlon seriozisht aftësitë e drejtimit, dëmton aftësitë psikomotorike të shoferëve dhe përbën një kërcënim serioz për sigurinë e tyre dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në të. Në të njëjtën kohë, qytetarët u informuan se drejtimi i një automjeti nën ndikimin e alkoolit nuk do të tolerohet, dhe sanksionet ligjore në raste të tilla do të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme dhe pa dallim.


Në kuadër të aktiviteteve, u shpërnda edhe material edukativ i përgatitur nga Këshilli Republikan për Sigurinë e Komu nikacionit Rrugor. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese për parandalimin e zjarreve në pyje, qytetarët u informuan për rrezikun e hedhjes dhe djegies së pakujdesshme të mbeturinave, djegies së ledheve të arave, hamulloreve me bar të thatë, hedhjes së bishtave të cigareve dhe materialeve të tjera të ndezshme në hapësirë të hapur dhe pranë brezave pyjorë, si dhe u informuan për ndalimin e lëvizjes në zonat pyjore, me qëllim uljen e rrezikut të zjarreve në hapësirë të hapur. Në pjesën e mbrojtjes së krimeve pronësore, qytetarëve, veçanërisht atyre të kategorive më të moshuara, iu shpjegua mënyra se si të mbrohen nga kryerësit e këtyre krimeve, si dhe u shpërndanë edhe fletushka me përmbajtje edukative.

Accessibility Menu