Sot (07.07.) nëpunësit policorë pranë NJPB Shën Nikollë në rrugën "Marshall Tito" në zonën qendrore të qytetit zhvilluan një aktivitet parandalues-edukues nën moton - "Djegia e pyjeve është krim".
Gjatë realizimit të aktiviteteve në bisedë me qytetarët nga ana e nëpunësve policorë u bë me dije nevoja e të qenit të ndërgjegjegjësm dhe për të pasur kujdes maksimal ndaj fondit pyjor, si dhe kujdes gjatë punëve bujqësore në periudhën e verës. U theksua edhe rëndësia e denoncimit në kohë të zjarreve, përkatësisht metodave të parandalimit dhe mbrojtjes së pyjeve. Qëllimi i aktivitetit parandalues ishte të rriste ndërgjegjësimin publik tek qytetarët për sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme me vëmendje të veçantë ndaj rreziqeve nga zjarret në pyje. Në të njëjtën kohë, nëpunësit policorë shpërndanë fletëpalosje me përmbajtje informuese.
Edhe në Probishtip, në zonën qendrore të qytetit, sot u kryen aktivitete parandaluese nga nëpunësit policorë të NJPB Probishtip në pjesën e sigurisë në trafik.
Nën moton "Mbaj gjithmonë helmetë dhe mbroje jetën tënde", fletëpalosje me përmbajtje edukative, të hartuara në bashkëpunim me KRSKRR-në, u shpërndanë tek qytetarët që merrnin pjesë në trafik me motoçikleta, biçikleta dhe trotinetë elektrikë. Kjo kategori pjesëmarrësish në trafik, përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, u informua për rëndësinë e përdorimit të helmetës mbrojtëse, si dhe për një sërë këshillash të tjera sigurie gjatë drejtimit të automjeteve të tilla, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre dhe zvogëlimin e aksidenteve rrugore, si dhe për pasojat e aksidenteve rrugore që kanë ndodhur. Gjithashtu u theksua edhe për sanksionet që rrjedhin nga mosrespektimi i dispozitave ligjore. Përveç kësaj, një pjesë e aktiviteteve iu kushtua edhe parkimit jo të duhur dhe sigurisë së këmbësorëve.