Sot (06.07.) në kuadër të fushatave për avancimin e kulturës së trafikut, në zonën e Njësisë policore Petrovec, më saktësisht në pikën pagesore "Petrovec", u zhvillua një aktivitet parandalues për pjesëmarrësit në komunikacion nën moton - "Vozit i çlodhur", "Vini rripin e sigurimit" dhe "Mos flisni në celular gjatë vozitjes".
Aktiviteti parandalues, i cili u organizua nga Njësia për parandalim pranë SPB Shkup në bashkëpunim me KRSKRR, kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për siguri për pjesëmarrje të përgjegjshme dhe të sigurt në trafik, dhe në të njëjtën kohë, shoferëve iu shpërnda edhe material edukativ në formën e fletëpalosjeve me këshilla praktike për trafik të sigurt, të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRR-në.