Më 16.11.2025, pranë pikës së pagesës rrugore Zhelinë, nëpunës policorë nga Sektori për Parandalim në SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunësit policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor Tetovë, për nder të Ditës Botërore për Kujtimin e Viktimave të Aksidenteve Rrugore, filluan fushatën me moton: „Së bashku me sjellje të përgjegjshme në trafik, të kontribuojmë për rrugë pa viktima“.
Për këtë qëllim, shoferëve u shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative dhe mesazhin: MJAFT! STOP VDEKJES NË RRUGË!, të përgatitura në bashkëpunim me KRSKRr-në dhe Fakultetin e Sigurisë – Shkup.
Çdo vit, miliona persona në mbarë botën humbasin jetën ose lëndohen si pasojë e aksidenteve rrugore. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në vendin tonë 142 persona humbën jetën në aksidente rrugore, ndërsa 7.156 persona u lënduan.