Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

„Pjesëmarrje e përgjegjshme në trafik“, aktivitete parandaluese të SPB Ohër

„Pjesëmarrje e përgjegjshme në trafik“, aktivitete parandaluese të SPB Ohër
Më 16.11.2025, nga Seksioni i Parandalimit në SPB Ohër, u realizua një fushatë parandaluese-edukative e titulluar „Pjesëmarrje e përgjegjshme në trafik“ në territorin e Ohrit dhe Strugës. Qëllimi i fushatës është ngritja e nivelit të kulturës së sigurisë dhe vetëdijes së drejtuesve të automjeteve motorike dhe mjeteve të tjera, si pjesëmarrës në trafik, për një sjellje të përgjegjshme dhe vëmendje më të madhe gjatë drejtimit të automjeteve, gjë që do të kontribuojë për në një siguri më të madhe në trafik dhe shmangien e aksidenteve rrugore.
 
Në këtë rast, nëpunës policorë nga Seksioni i Parandalimit, në disa rrugë qarkulluese të qytetit, realizuan komunikim të drejtpërdrejtë me shoferët dhe u treguan atyre për rëndësinë e respektimit të rregullave dhe dispozitave, si dhe për respektimin e plotë të sinjalizimit të vendosur horizontal dhe vertikal rrugor. Shoferëve iu shpërndanë fletushka dhe materiale të tjera edukative me një sërë këshillash praktike për sigurinë në trafik, gjë që duhet të rezultojë në numër më të ulët të aksidenteve dhe viktimave.

Accessibility Menu