Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

Aktivitet i përbashkët parandalues dhe edukues i MPB-së dhe KRSRR-së me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore

Aktivitet i përbashkët parandalues dhe edukues i MPB-së dhe KRSRR-së me rastin e Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore
 
Sot (15.11.2026), në Shkup, pranë fontanës në Parkun e Qytetit, zyrtarë policorë nga Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Njësia për Parandalim pranë SPB Shkup, në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSRR), realizuan një aktivitet të përbashkët parandalues dhe edukues me qëllim ngritjen e vetëdijes dhe avancimin e sigurisë në komunikacion, në shenjë të shënimit të “Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore”.
Aktiviteti kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e pjesëmarrjes së përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme në komunikacion, përmirësimin e kulturës së komunikacionit dhe zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe viktimave në rrugë, nën moton: „Së bashku, me sjellje të përgjegjshme në komunikacion, të kontribuojmë për rrugë pa viktima!“
Në kuadër të aktivitetit, qytetarëve iu shpërndanë materiale edukative – fletushka me mesazhe parandaluese dhe apel për pjesëmarrje të përgjegjshme në komunikacion, me theks të veçantë në respektimin e rregullave dhe rregulloreve të komunikacionit, si dhe në kujdesin për sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Gjithashtu, u rikujtua se nga 15 nëntori fillon obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, si dhe u bë apel shoferëve që të përshtatin shpejtësinë dhe mënyrën e drejtimit të automjetit në përputhje me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugëve.

Accessibility Menu