Më 16.11.2026, në zonat qendrore të qyteteve të Shtipit dhe Koçanit, nëpunësit policorë të Stacioneve Policore për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor në Shtip dhe Koçan realizuan aktivitet parandalues me temën „Bëhuni gati për udhëtim të sigurt gjatë dimrit – Përdorni pajisje dimërore“. Qytetarëve, të cilëve iu shpërndanë fletushka me përmbajtje edukative, iu theksua rëndësia e posedimit dhe mbajtjes së pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete, pavarësisht kushteve atmosferike. Ky detyrim është në fuqi nga 15 nëntori i këtij viti deri më 15 mars 2027, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme në komunikacion.
Më 16.11.2026, në Berovë, nëpunësit policorë të Stacionit Policor Berovë, në bashkëpunim me një përfaqësues të Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), realizuan aktivitet edukativo-parandalues me temën „Stop vdekjeve në rrugë – Drejtoni automjetin me përgjegjësi“, me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në Komunikacion. Qëllimi i aktivitetit ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve, veçanërisht të të rinjve, për seriozitetin e pasojave të aksidenteve në komunikacion, si dhe theksimi i rëndësisë së pjesëmarrjes së përgjegjshme dhe të ndërgjegjshme në komunikacion. Në kuadër të aktivitetit, të pranishmit u informuan për shkaqet më të shpeshta të aksidenteve në komunikacion, siç janë shpejtësia e papërshtatur, drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, mospërdorimi i rripit të sigurisë, përdorimi i telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, si dhe mosrespektimi i sinjalizimit rrugor dhe rregullave për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion. Theks i veçantë iu kushtua shënimit të Ditës së Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në Komunikacion, me ç’rast u theksua se pas çdo aksidenti në komunikacion qëndrojnë jetë njerëzish, familje dhe pasoja të përhershme.
Më 16.11.2026, nëpunësit policorë të NJPB Kavadar, për nxënësit e SHFK „Strasho Pinxhur“ në fshatin Vozarc, rajoni i Kavadarit, mbajtën ligjëratë edukative për mbrojtjen nga dhuna mes bashkëmoshatarëve dhe dhuna kibernetike. Nxënësit u njoftuan me format e ndryshme të sjelljes së dhunshme, mënyrat dhe format e manifestimit të këtyre dukurive devijante, si dhe pasojat që mund të shkaktojnë. Njëkohësisht, atyre iu shpjeguan dhe u theksuan mënyrat dhe metodat për parandalimin në kohë dhe përballjen me këtë lloj sjelljeje devijante ndërmjet të rinjve.
Ndërkaq, nëpunësit policorë të NJPB Negotinë realizuan ligjëratë edukative për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion për nxënësit e SHFK „Strasho Pinxhur“ në Negotinë, duke u theksuar nevojën për kujdes kur janë në rolin e këmbësorëve ose çiklistëve, me qëllim rritjen e sigurisë së tyre personale dhe rëndësinë e respektimit të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit.
Nëpunësit policorë të Stacionit Policor Çashkë, sot realizuan aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Përdorni pajisje dimërore“, duke u bërë me dije shoferëve se është në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete. Qëllimi i aktivitetit ishte ngritja e vetëdijes së shoferëve për detyrimin dhe nevojën e përdorimit të pajisjeve dimërore, si një parakusht i rëndësishëm për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion.
Ndërkaq, nëpunësit policorë të NJPB Kavadar realizuan aktivitet parandalues në komunikacion me temën „Vendosni rripin e sigurisë“, me ç’rast qytetarëve iu theksua detyrimi për përdorimin e detyrueshëm të rripit të sigurisë në automjete, duke rikujtuar se ky është detyrim ligjor si për shoferët, ashtu edhe për pasagjerët, me qëllim rritjen e sigurisë personale.
Në territorin e Komunës së Gradskos, sot u realizua aktivitet parandalues, që kishte për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përdorimin e drejtë dhe të sigurt të pajisjeve me gaz, mirëmbajtjen e tyre të rregullt dhe kontrollin e funksionalitetit të tyre, me qëllim parandalimin e pasojave të padëshiruara dhe rrezikimit të sigurisë.
Dje, në territorin e Velesit dhe Negotinës, nëpunësit policorë të Seksionit për Parandalim dhe Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë SPB Veles, së bashku me përfaqësues të Këshillit Lokal për Parandalim dhe nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor pranë NJPB Negotinë, realizuan aktivitete në kuadër të shënimit të 15 Nëntorit – Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve në Komunikacion. Përmes komunikimit të drejtpërdrejtë, shoferëve iu theksua rëndësia e respektimit të vazhdueshëm të rregullave dhe dispozitave të komunikacionit dhe përshtatjes së drejtimit të automjetit sipas kushteve të rrugës, duke u bërë me dije se vetëm përmes sjelljes së përgjegjshme mund të kontribuohet për pjesëmarrje të sigurt në komunikacion, zvogëlimin e numrit të aksidenteve dhe shpëtimin e jetëve njerëzore.
Sot (16.11.2026), në ambientet e SHFK „Naim Frashëri“ në Tetovë, nëpunësit policorë të SPB Tetovë realizuan ligjëratë edukative me temën „Ka ndihmë për një jetë pa dhunë – Njohja, denoncimi dhe parandalimi i dhunës në familje“. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte ngritja e vetëdijes së të rinjve për njohjen e formave të ndryshme të dhunës në familje, mënyrat e denoncimit të saj, si dhe njohja me rolin e institucioneve në mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës. Përmes një prezantimi multimedial dhe komunikimit interaktiv, nxënësit u informuan për të gjitha çështjet kryesore, si: nocioni dhe format e dhunës në familje (fizike, psikologjike, ekonomike dhe seksuale) dhe pasojat e saj; mënyrat e njohjes së dhunës dhe mundësitë për denoncimin e saj në polici, Qendrën për Punë Sociale dhe shërbimet shkollore; kuadrin institucional dhe mbrojtjen juridike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përfshirë edhe dispozitat e Kodit Penal dhe Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje; si dhe rëndësinë e Konventës së Stambollit si standard ndërkombëtar për parandalimin e dhunës, mbrojtjen e viktimave dhe ndëshkimin e kryerësve. Nxënësve të pranishëm iu shpërndanë fletushka edukative me mesazhin „Ekziston ndihmë për një jetë pa dhunë“.
Me realizimin e këtyre aktiviteteve parandaluese, SPB Tetovë vazhdon përkushtimin e saj ndaj edukimit të brezave të rinj, forcimit të parandalimit dhe ndërtimit të një shoqërie të bazuar në respekt të ndërsjellë, siguri dhe mosdhunë.
U realizua edhe një aktivitet parandalues me nxënësit e klasave të para deri në të katërtat në SHFK „Nikolla Karev“ në Krushevë, lidhur me sigurinë e fëmijëve si pjesëmarrës në komunikacion në rolin e këmbësorëve, nën moton „Fëmijë i sigurt në komunikacion“. Nxënësve iu shpërndanë materiale edukative nga KRSKRR.