Një klik për të gjitha shërbimet

https://uslugi.gov.mk/

U realizuan fushata parandaluese “Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore ” dhe “Përdor pajisje dimërore”

U realizuan fushata parandaluese “Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore ” dhe “Përdor pajisje dimërore”
 
Më 15.11.2026, në zonën e SPB Shtip, nëpunës policorë nga Seksioni për Parandalim pranë SPB Shtip, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga Stacionet Policore për Sigurinë e Trafikut Rrugor, si dhe përfaqësues të KRSKRR-së, realizuan një aktivitet parandalues me temën “Bëhu i gatshëm për një udhëtim të sigurt në dimër – Përdor pajisje dimërore”. Gjatë aktivitetit, drejtuesve të automjeteve iu bë e ditur rëndësia e pjesëmarrjes së përgjegjshme në trafik gjatë udhëtimit, përshtatjes së shpejtësisë sipas kushteve të rrugës, përdorimit të gomave përkatëse dhe posedimit të zinxhirëve për borë, përkatësisht mbajtjes së pajisjeve të detyrueshme dimërore në automjete, pavarësisht kushteve atmosferike. Këto pajisje janë të detyrueshme nga 15 nëntori i këtij viti deri më 15 mars 2027, me qëllim rritjen e sigurisë së përgjithshme në trafik.
Sot, në zonën e SPB Strumicë, nëpunës policorë nga SPB Strumicë, së bashku me përfaqësues të KRSKRR-së, me aktivitete parandaluese me temën “Stop vdekjeve në rrugë – drejto me përgjegjësi”, shënuan 15 Nëntorin – Ditën Botërore të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore. Në disa lokacione në zonën e sektorit, nëpunësit policorë, përmes shpërndarjes së fletushkave me përmbajtje edukative dhe bisedave me drejtuesit e automjeteve, ua rikujtuan atyre detyrimin për sjellje të përgjegjshme në trafik, respektimin e rregullave dhe dispozitave të trafikut, e mbi të gjitha respektimin e kufizimeve të shpejtësisë së lëvizjes, pasi pikërisht shpejtësia e papërshtatur është shkaku më i shpeshtë i aksidenteve të trafikut.
Ndërkaq, sot, në pikat e pagesës rrugore në Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar, Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë, në bashkëpunim me nëpunës policorë nga stacionet policore për sigurinë e trafikut rrugor, realizuan aktivitete parandaluese nën moton “Dita Botërore e Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve e Rrugore ” dhe “Përdor pajisje dimërore”.
Gjatë aksionit, drejtuesve të automjeteve iu bë e ditur rëndësia e sjelljes së përgjegjshme në trafik, me qëllim që së bashku të kontribuojmë për rrugë pa viktima. Gjithashtu, u theksua nevoja për përdorimin dhe mbajtjen e pajisjeve dimërore në automjete.
Pjesëmarrësve në trafik, nëpunësit policorë u shpërndanë dhurata simbolike dhe materiale edukative të përgatitura nga MPB-ja, KRSKRR-ja dhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup.

Accessibility Menu