Dje (13.11.), në Resnjë dhe në daljet e qytetit, nëpunës policorë nga NJPB Resnjë u shpërndanë drejtuesve të automjeteve fletushka edukative, të përgatitura në bashkëpunim me Këshillin Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, me mesazhe për drejtimin e përgjegjshëm të automjeteve në kushte dimërore dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi. Gjithashtu, gjatë bisedave të drejtpërdrejta, drejtuesve të automjeteve iu tërhoq vëmendja për rregullat që duhet të respektohen për drejtimin e sigurt të automjetit, si dhe për detyrimin e përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Sot (14.11.), nëpunës policorë nga Stacioni Policor i Dellçevës, në Tregun e Qytetit dhe në disa lokacione në zonën qendrore të qytetit të Dellçevës, zhvilluan disa takime me qytetarë të moshuar dhe pensionistë, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për identifikimin dhe parandalimin e mashtrimeve telefonike. Qytetarëve iu tërhoq vëmendja që të jenë të kujdesshëm ndaj telefonatave nga persona të panjohur, të cilët kërkojnë para duke pretenduar në mënyrë të rreme se anëtari i familjes së tyre ka pësuar aksident trafiku ose ndodhet në spital. Gjithashtu, atyre iu rekomandua të mos u japin para personave të panjohur, t'i verifikojnë informacionet e marra përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me anëtarët e familjes dhe çdo telefonatë të dyshimtë ta denoncojnë në numrat 192 ose 112.